business

EKSPERT

  • star Publikuar: 07-10-2024
  • star Skadon: 21-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 728

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve shpall thirrjen për ekspert për zhvillimin e kapaciteteve të Zyrtarëve të Agjencisë së Punësimit në Kosovë për të mbështetur grupet e margjinalizuara në proceset e punësimit, me fokus të veçantë në praktikat gjithëpërfshirëse të rekrutimit.

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. Në kuadër të këtij misioni, synohet krijimi i Qendres së Historisë dhe Kulturës se komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, një institucion që do të përfaqësojë dhe promovojë trashëgiminë kulturore dhe historike të komuniteteve në Kosovë dhe më gjerë.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Agjencioni i Punesimit në Republiken e Kosoves ka për qellim ofrimin e shërbimeve te punësimit për popullatën e përgjithshme, duke përfshirë grupet e margjinalizuara si romët, ashkalinjët dhe egjiptianët, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe grupe tjera të cenueshme. Pavarësisht përpjekjeve, mbetet një boshllëk i rëndësishëm në kapacitetin e zyrtarëve publikë për të ofruar shërbime të përshtatura, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për këto grupe. Prandaj nevojitet një qasje më e strukturuar për të siguruar që shërbimet të jenë të aksesueshme dhe te kete praktika gjithëpërfshirëse rekrutuese të cilat mbeshtesin pjesemarrjen e komuniteteve të margjinalizuara ne tregun e punes.

Për të adresuar këtë sfide, ne po kërkojmë të angazhojmë një ekspert për të zhvilluar module trajnimi të dizajnuara për të ndërtuar kapacitetet e zyrtarëve publikë që punojnë në zyret e punësimit. Këto module do të fokusohen në rritjen e aftësisë së tyre për t'i shërbyer grupeve të margjinalizuara në mënyrë më efektive dhe për të adoptuar praktika më gjithëpërfshirëse rekrutimi.

Nëpërmjet këtij angazhimi, pritet që zyrtarët publik të zhvillojnë aftësi të reja në mbështetjen e punëkërkuesve nga grupet e margjinalizuara dhe të zbatojnë praktika gjithëpërfshirëse të rekrutimit që do të përmirësojnë mundësitë e tyre për punësim. Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes sociale dhe përmirësimit të mekanizmave të punësimit për të gjithë qytetarët e Kosovës

2.QËLLIMI SPECIFIK

Qellimi kryesore i kësaj thirrje është zhvillimi i një sërë modulesh trajnimi që synojnë rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të zyrtarëve publikë per perfshirjen e grupeve te margjinalizuara ne masat afirmative dhe programeve te punesimit. Modulet duhet të fokusohen në:

  • Pajisjen e zyrtarëve me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të ofruar shërbime punësimi gjithëpërfshirëse për grupet e margjinalizuara dhe te ndjeshme.
  • Prezantimi i qasjeve të reja gjate procesit te rekrutimit për t'i bërë ato më gjithëpërfshirëse dhe më të casshme.

3. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Zhvillimi dhe ofrimi i trajnimeve për Zyrtarët e Agjencisë së Punësimit, të orientuara drejt mbështetjes së kërkuesve të punës nga grupet e margjinalizuara.
  2. Përgatitja e moduleve të trajnimit për praktikat gjithëpërfshirëse të rekrutimit.
  3. Ofrimi i udhëzimeve praktike për përmirësimin e procesit të rekrutimit në përputhje me standardet ndërkombëtare.
  4. Përgatitja e një plani trajnimi që përfshin zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse të punësimit.

4. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Dokumentet që do të përgatiten nga eksperti janë të destinuara për përdorim nga Zyrtarët e Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe institucionet relevante që merren me politikat e punësimit dhe përfshirjen sociale. Këto materiale do të përdoren për të përmirësuar kapacitetet e zyrtarëve në mbështetjen e kërkuesve të punës nga grupet e margjinalizuara, duke zbatuar praktika gjithëpërfshirëse rekrutimi dhe duke siguruar qasje të barabartë në tregun e punës.

Trajnimet dhe udhëzuesit praktikë do të shërbejnë për të drejtuar zyrtarët në përmirësimin e aftësive të tyre për të përfshirë kërkuesit e punës nga këto grupe në mënyrë të efektshme, duke ndihmuar kështu në reduktimin e pengesave që ata përballojnë në tregun e punës.

5. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve përkatëse 6 ditë pune.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale, ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e politikave të punësimit dhe përfshirjes sociale.
  • Aftësi të shkëlqyera në zhvillimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit.
  • Njohuri të thelluara mbi sfidat dhe politikat që lidhen me përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në tregun e punës.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV e detajuar
  • Oferta financiare
  • Plani i punës

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]

Ju lutemi shenënoni në subjekt titullin e thirrjes!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 21/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.