business

Zyrtar i të Hyrave Financiare

  • star Publikuar: 08-01-2024
  • star Skadon: 04-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1803

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë Financiar

Titulli i pozitës së punës Zyrtar i të Hyrave Financiare

Klasa e pozitës Profesional 2

Koeficienti/Paga 5.1

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 05/01/2024

Afati për aplikim 06/01/2024 - 04/02/2024

Institucioni Komuna Prishtinë

Departamenti Drejtoria e Kadastrit

Divizioni

Vendi i punës Prishtinë

Nr. i Referencës RN00013082

Kodi RPC0006621

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
  2. Regjistron të hyrat e Komunës në modulin e të hyrave dhe klasifikon ato sipas programeve dhe kodit ekonomik të të hyrave;
  3. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave e të hyrave, duke siguruar që të gjithë të dhënat që futen janë të sakta, të plota, dhe sipas afateve të caktuar;
  4. Përgatitë dhe dorëzon deklarata financiare (duke përfshirë raporte standarde për të hyrat vjetore) dhe siguron që të dhënat e përfshira janë të sakta dhe të plota;
  5. Monitoron dhe menaxhon të gjitha të hyrat e pranuara nga njësitë buxhetore duke siguruar që llogaritë janë dorëzuar me saktësi dhe brenda afateve kohore;
  6. Siguron që raportet për të hyrave vjetore të hartohen dhe lëshohen në mënyrë të rregullt, sipas standardeve dhe në përputhje me kërkesat e bëra;
  7. Barazon të hyrat e institucionit me thesarin dhe bankat në baza mujore dhe sipas periodave të raportimit si dhe koordinon punën me programet që kërkojnë t’i shpenzojnë të hyrat vetanake për çdo vit fiskal;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

    2.
    Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
    • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
    • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
    • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
    • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
    • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
    • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

3.
Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për profesione deficitare (TIK);
  • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti Ekonomik, specialist finance apo kontabilitet.
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku një (1) vitë përvojë pune profesionale.
  • Dëshmia e Përvojës së punës: Përvoja e punës duhet të dëshmohet nëpërmjet kontratave të punës, si dhe nëpërmjet vertetimit te tatimit ne pagë që merret në Administraten Tatimore të Kosovës, apo vërtetimit nga Trusti për kontributet tuaja pensionale. Trusti duhet të jetë në përputhje të plotë me kontratat që dëshmojn përvojën e punës.


4.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.


5.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit (Kontratat e punës);
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve (Certifikatat e fituara);
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetëm për zyrtarët publik);
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (kjo vlen vetëm për zyrtarët publik);
  • Të gjithë kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet të dorëzojnë vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar jashtë vendimit apo aktin që dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;

6.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 19/02/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

  1. Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Drejtoria e Kadstrit të Komunës së Prishtinës.

***VËMENDJE:

“Komunitetet jo shumice¨ dhe pjese¨tare¨t e tyre, personat me afte¨si te¨ kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te¨ Kosove¨s, sic¸ specifikohet ne¨ LZP”.

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.


  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë

  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  3. Mënyra e aplikimit

  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

***VËMENDJE:

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidati që aplikon në këtë procedure të rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sistemi nuk do të merret parasysh nga Sektori I Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës!

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen