Professional Alarm L.L.C është një kompani profesionale për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë.
Falë angazhimit të ekipës sonë profesionale dhe besimit nga klientët tanë, Professional Alarm është duke e zgjeruar ekipen dhe kapacitetet, me qëllim që të jemi sa më afër klientëve.
Professional Alarm L.L.C shpall konkurs për vend të lirë pune:
Pozita: Depoist – 1 pozitë
Vendi: Zyrën qendrore - Prishtinë,
Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
- Kandidati duhet të ketë minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
- Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Diplomë e shkollës se mesme,
- Patentë shoferi valide.(B)
- Të jetë fleksibil në oraret e caktuara;
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave edhe të bëjë regjistrimin e tyre në depo,
- Të bëjë pranimin e porosive,
- Të bejë pregaditjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit,
- Të mirret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit te punës,
- Detyra te tjera te percaktuara nga mbikqyresi direkt qe nderlidhen me punen
Nëse kerkoni një punë atraktive, kushte të mira pune, pagë konkurruese në treg dhe mundësi zhvillimi profesional ju ftojme të aplikoni për vende të lira të punës dhe ti bashkoheni ekipit tonë profesional.
Afati dhe forma e aplikimit:
Afati i aplikimit është deri me daten 10.08.2023.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojn CV-të dhe dokumentet e tjera qe deshmojnë kualifikimin dhe përvojen e punës, përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]