business

Gjeodet/Topograf


Ruaj
  • star Publikuar: 03-06-2026
  • star Skadon: 14-06-2026
Kategoritë Gjeodet
Vendi i punës Himarë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Gjeodet/Topograf (kantier) ( 1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.

Vendi i Punës: Palasë/Himarë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e matjeve topografike dhe gjeodezike në kantier;
  • Piketimi i akseve, niveleve dhe elementëve të projektit;
  • Kontrolli i zbatimit të punimeve sipas vizatimeve dhe koordinatave të projektit;
  • Përdorimi i pajisjeve topografike si Total Station, GPS dhe nivel;
  • Përpunimi dhe raportimi i të dhënave të matjeve;
  • Bashkëpunimi me inxhinierët dhe stafin teknik të kantierit;
  • Kontrolli periodik i saktësisë së punimeve të realizuara;
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike në terren;
  • Mbajtja dhe organizimi i dokumentacionit teknik të matjeve;
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë në kantier;

Kualifikimet:

  • Diplomë në Gjeodezi, Topografi ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë pune në kantier ndërtimi përbën avantazh;
  • Njohuri në përdorimin e pajisjeve topografike dhe programeve AutoCAD/Civil 3D;
  • Aftësi për të interpretuar projekte dhe vizatime teknike;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup;
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në realizimin e detyrave;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe në ambiente kantieri;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.