business

Projekt Koordinator/e

  • star Publikuar: 18-07-2023
  • star Skadon: 25-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 8498

Diakonie Kosova (DiaKos) OJQ – shpall konkurs:

Pozita: Projekt Koordinator/e (1 pozitë)

Vendi i punës: Qender Rinore-Mitrovicë e Jugut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Udhëheq dhe menaxhon me resurset humane të Projektit.
  • Organizon, menaxhon dhe monitoron aktivitet e Projektit duke siguruar efikasitet në punë si dhe në përputhje me politikat e organizatës.
  • Harton planifikimin financiar (buxhetin) ne koordinim me departamentin e financave.
  • Është përgjegjës për realizimin e planit vjetor të punës, në bashkëpunim me stafin përgjegjës.
  • Aplikon për fonde, grante, EU, Ministri, Donatorë etj.
  • Është përgjegjës për bashkëpunim me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm.
  • Është përgjegjës në angazhimin e mikëpritjës kur ka të bëjë me vizita, qoftë nga Donatorët apo vizitor tjerë (si psh: Ambasada, pjesëtarë të KFOR-it etj).
  • Kujdeset mbi promovimin, marketingun e punës në OJQ, me qëllim të njoftimit të publikut lidhur me aktivitetet e qendrës.
  • Prezanton dhe siguron implementimin e aktiviteteve dhe strategjive afatmesme dhe afatgjate.
  • Detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare Punëtor/e social/e ose psikolog/e;
  • Përvoja e punës relevante është përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative, gjuha gjermane është përparësi.
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Patent Shoferi;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë:

1. CV me foto,

2. Letër motivuese,

3. Dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi së nuk është nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri më 25.07.2023.

Aplikacionet mund t’i dorëzoni personalisht në rrugën “Andrea Alleshi” - te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: [email protected].