Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Depo
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
757
Shield Recruitment & HR kërkon Asistent në Depo (2 vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përkujdeset që pranimi i mallit ushqimor të bëhet në mënyrë kualitative dhe me standarde ndërkombëtare, poashtu edhe ai i mallit jo ushqimor;
- Përkujdeset për regjistrimin e hyrje – daljeve të mallrave në depo;
- Përgjegjës për pranimin e mallit, në bazë të raportit për pranimin e mallit dhe sipas urdhërpagesës;
- Përgjegjës që me rastin e pranimit të mallit në depo, të kontrolloj sasinë, cilësinë, të metat, mangësitë dhe dëmtimet eventuale të mallit dhe në rast të vërejtjes së ndonjë të mete, të informojë menjëherë përgjegjësin e njësisë;
- Përgjegjës për respektimin e afateve kohore të pranimit të mallit dhe përgatitjes së mallrave dhe materialeve të tjera për shpërndarje në departamentet përkatëse, në bazë të kërkesave të tyre;
- Përgjegjës që për të gjitha produktet në "Swiss Diamond Hotel", të bëjë kontrollin e etiketave të prodhuesit të mallit, afatin e skadimit të tyre, e sidomos të ushqimit, pijeve, produkteve sanitare;
- Përkujdeset për magazinimin dhe renditjen e rregulltë të mallit në depo;
- Monitoron cmimet ne treg dhe njofton mbilqyresin per ofertat me te mira;
- Sigurohet qe ne bashkepunim me mbikqyresin dhe kuzhinen mirembahet dhe shfrytezohet sistemi M. Fidelio ne formen me te mire te mundur;
- Përkujdeset për respektimin me saktësi të procedurave të prokurimit dhe përgatit shpërndarjen e mallit të porositur, në bazë të planit të shpërndarjes;
- Përkujdeset dhe analizon stoqet në depo, duke u përkujdesur që të mos mbetet asnjëherë pa rezerva të caktuara dhe përkujdeset për cilësinë e produkteve dhe nëse ka ndonjë mall të dëmtuar;
- Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L 06/082);
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë
Kualifikimet;
- Përgatitje profesionale (minimum shkollën e mesme) përparsi të diplomuarit në ekonomi apo në fushat e ngjashme;
- Të ketë së paku 1(një) vit përvojë pune në pranimin e mallit;
- Integritet të lartë dhe etikë
- Aftësi të dëshmuara organizimi
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze
- Të mos jetë nën hetime
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 29 Korrik 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.