business

Zyrtar/e i/e financave

  • star Publikuar: 30-09-2024
  • star Skadon: 15-10-2024
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 858

NENTE VELLEZERIT SH.P.K shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës.

Pozita: Zyrtar/e i/e financave

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve, si dhe leshimi i faturave te shitjes në sistem në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme
  • Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
  • Regjistrimi dhe konsolidimi i arkës
  • Ndihmon në përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit
  • Pergatitija dhe menaxhimi i llogarive të arketueshme
  • Pikë kontakti kryesor për departamentet e tjera të kompanisë dhe palet e treta për çështje financiare dhe kontabël
  • Ndihmon kompaninë e kontraktuar në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit fiskal
  • Ndihmon nga ana teknike me informacionin dhe dokumentet e kërkuara nga klientet
  • Mbështetje administrative për drejtorin dhe menaxhmentin e kompanisë

Kanditi/ja duhet të plotësoj këto kritere:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik
  • Të ketë minimalisht 1 vite përvojë në punë të ngjashme
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter
  • Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht exel dhe word)
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
  • Aftësi analitike në punë
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale
  • Dokumentet e kërkuara *CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në (si dhe çdo informacion tjetër që konsideroni të rëndësishëm) në [email protected] deri me datën 15.10.2024.