business

Asistente Administrative

  • star Publikuar: 12-03-2024
  • star Skadon: 20-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2566

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a.

shpall

K O N K U R S

Titulli i pozitës: Asistente Administrative

Vendi i punës : Prishtinë – Zyra Qendrore

1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për gjithë;
  • Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
  • Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Diplomë të shkollës së mesme, preferohet shkollimi i lartë;
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
  • Përvojë pune në administratë;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e shkurtër dhe përshkrim i përvojës profesionale.
  • Vërtetim mbi vijueshmërinë e studimeve nga fushat relevante;

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 20.03.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.