business

EKSPERT PËR SHTIMIN E KAPACITETEVE TË ZYRTARËVE PUBLIK

  • star Publikuar: 15-09-2023
  • star Skadon: 29-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1262

TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT PËR SHTIMIN E KAPACITETEVE TË ZYRTARËVE PUBLIK

Ofertë për ngritjen e kapaciteteve të ekipit të mekanizmit për nxitjen dhe promovimin e punësimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Prishtinë, 2023

1. Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

2. Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata “Zëri i Romeve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve” ka bashkëpunuar dhe ka përkrahur në vazhdimësi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Zyrën per Qeverisje te Mire, Zyra e Kryeministrit për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve për nxitjen dhe promovimin e arritjes së kuotës së punësimit në institucionet publike.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është themeluar ekipi ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, me Vendimin e Qeverisë Nr. 06/81, të datës 01.06.2022.

Per t’u siguruar qe ky ekip është duke ndërmarrë hapat e duhura për nxitjen dhe promovimin e punësimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në institucionet e Republikës së Kosoves, ne do të angazhohemi në ngritjen e kapaciteteve të ekipit për të adresuar kërkesat specifike tek institucionet publike.

3. Qëllimi specifik

Eksperti/ja synon të ngrise njohurite dhe kapacitetet e pjesëtareve të ekipit ndërinstitucional për të promovuar masat afirmative brenda institucioneve publike, përfshirjen dhe mundësitë e barabarta për punësimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës si dhe për hartimin e rekomandimeve specifike tek institucionet përkatese rreth arritjes së kuotes së punësimit për këto tri komunitete.

4. Audienca dhe përdorimi

Programi i trajnimit është i destinuar për anetaret e Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës dhe punonjësit e Zyrës për Qeverisje të Mirë të cilët janë të angazhuar në avokimin për diversitetin dhe mundësitë e barabarta brenda institucioneve të tyre.

5. Metodologjia dhe procesi

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës në mes të ekspertit dhe organizates “Zeri i Romeve, Ashkalinjeve dhe Egjiptianeve”.. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: Arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe aprovimi i planit te punes duke përfshirë materialet e nevojshme për trajnimin me zyrtare publik te dy institucioneve perkatese.

Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/ja do të organizojë vizita/intervista me anëtaret e ekipit ndërinstitucional dhe anëtarët e stafit të Zyrës për Qeverisje të Mirë, në mënyrë që të kuptoj nevojat e tyre karshi planit të tyre të punës.

Eksperti/ja do të organizojnë punëtori një ditore ku gjetjet kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me anëtaret e ekipit dhe përfaqesuesin e Zyrës për Qeverisje të Mirë si dhe përpilimin e draftit të parë me raportin e të gjeturave nga vizitat/intervistat.

Shkrimi i raportit: Pas trajnimit dhe punëtorive me zyrtarë publik duhet të bëhet dorëzimi i draft raportit përfundimtar së bashku me rekomandime, përfshirja e komenteve nga organizata dhe Zyra për Qeverisje të Mirë si dhe aprovimi final i raportit.

6. PYETJE KËRKIMORE

Cilat jane sfidat kryesore me te cilat po perballet Ekipi nderinstitucional dhe Zyra per Qeverisje te Mire ne realizimin e planit te punes per nxitjen dhe promovimin e punesimit te komuniteteve ne institucione publike?
Cilat jane trajnimet dhe metodologjia e duhur per adresimin e sfidave te ekipit nderinstitucional dhe zyrtareve te Zyres per Qeverisje te Mire?
Cilat janë politikat dhe rregulloret institucionale aktuale që rregullojnë masat afirmative në institucionet tona?
Cila është metodologjia e punës që duhet të ndjek ekipi ndërinstitucional për të adresuar sfidat dhe përqindjen e ulët të komuniteteve të punësuar në institucionet publike?
Draftimi/hartimi i dokumenteve të rekomandimit nga institucionet publike për të respektuar/përmbushur kuoten e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në institucionet publike. Si mund të adresojmë dhe parandalojmë rezistencën ose ndërthurjen e interesave në zbatimin e masave afirmative dhe avokimin drejt institucioneve?

Produkti (Analiza, hulumtime, raporte, dhe te ngjashme)

Objektivat kryesore janë si vijon:

  • Ekipi do të rekomandoj institucionet publike përgjegjëse për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme, për të realizuar dhe siguruar përfaqësim të barabartë në punësim të pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në institucionet publike.
    Hartimi i Rekomandimeve për Institucionet publike të miratojnë masa dhe veprime adekuate afirmative për të mundësuar punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian Përgatitja dhe dërgimi i katër rekomandimeve, për çështjet e punësimit në profesione specifike: Infermieri, mësimdhënie, polici dhe FSK Sigurimi i një gamë të gjerë të burimeve dhe informacioneve të nevojshme për të kuptuar situatën aktuale dhe për të identifikuar masat e nevojshme afirmative per nxitjen e punesimit te komuniteteve ne institucione publike
  • Zhvillimi i një programi/ trajnimi për avokimin e brendshëm, përfshirë tematika të tilla si menaxhimi i konfliktit dhe komunikimi efektiv. Sigurimi i materialeve të nevojshme për trajnim, përfshirë prezentime dhe mjetet e vlerësimit. Zhvillimi i një plani të vlerësimit për të vlerësuar efektivitetin e trajnimit. Fuqizimi i pjesëmarrësve me strategji të avokimit dhe teknika të komunikimit. Zhvillimi i planeve të veprimit për pjesëmarrësit për të zbatuar masat afirmative dhe për të ndjekur progresin e tyre.
  • Rezultatet e pritura nga trajnimi janë: pjesëmarrësit do të kenë njohuri të thella për masat afirmative dhe aftësi për të avokuar për to, do të zhvillojnë ndërgjegjësim për barazinë dhe do të kontribuojnë në ndryshimin e sjelljeve të shoqërisë.
  • Raporti do të përmbledhë detajet e programit të trajnimit dhe rekomandimet për të ardhmen.

7.Plani dhe buxheti

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës (3 mujore ). VoRAE do t’i vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

8.Kriteret e përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në juridik ose shkenca sociale;
  • Së paku pesë vite përvojë pune në hartimin e analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të thella për kornizën ligjore dhe institucionale duke përfshirë njohuritë për të drejtat e komuniteteve;
  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Aftësi në raportim, komunikim dhe koordinim të punës ;
  • Aftësi komunikimi dhe shkrimi;
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze.

9.Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim

  • CV profesionale
  • Një letër të interesimit;
  • Metodologjinë;
  • Planin e punës dhe afatet e implementimit
  • Dokumente të ngjashme që dëshmojnë punën në këtë fushë
  • Ofertën financiare në bruto.

10.Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 29 Shtator në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Vetëm personat të cilët kualifikohen në rrethin e ngushtë do të kontaktohen!