Besa Security, kompani e specializuar në sisteme të sigurisë (kamera vëzhgimi, alarme, kontroll qasjeje dhe monitorim), është në kërkim të Teknikëve të Instalimit me përvojë, profesional dhe të orientuar drejt detajeve për t’iu bashkuar ekipit tonë teknik.
Tekniku i Instalimit do të jetë përgjegjës për instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe diagnostikimin e sistemeve të sigurisë, duke garantuar funksionim të qëndrueshëm dhe kënaqësi maksimale të klientit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve të sigurisë, përfshirë alarmet, kamerat, sistemet e kontrollit të aksesit dhe pajisje të tjera të ngjashme.
- Kryerja e vlerësimeve në terren për të përcaktuar mënyrën më efektive të instalimit.
- Bashkëpunimi me klientët për të kuptuar nevojat e tyre të sigurisë dhe ofrimi i udhëzimeve mbi funksionalitetin e sistemit.
- Kryerja e mirëmbajtjes dhe inspektimeve rutinë për të siguruar performancë optimale të sistemeve të instaluara.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
- Përcjellja e trendeve dhe teknologjive të reja në fushën e sistemeve të sigurisë.
- Ofrimi i trajnimeve ad-hoc për klientët mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.
- Plotësimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të rregullt për realizimin e punëve.
Kriteret për punësim:
- Diplomë e shkollës së mesme ose certifikatë ekuivalente; certifikimet teknike përbëjnë përparësi.
- Përvojë e dëshmuar si Teknik Instalimi, mundësisht në industrinë e sigurisë.
- Aftësi të forta teknike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Njohuri mbi komponentë dhe konfigurime të ndryshme të sistemeve të sigurisë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit.
- Patentë shoferi (e obligueshme).
Çka ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës
- Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi në fushën e sistemeve të sigurisë
- Ambient pune profesional dhe ekip mbështetës
- Mundësi avancimi brenda kompanisë
- Pajisje dhe mjete pune të nevojshme për realizimin e detyrave
Aplikimi mund të bëhet deri me datë 05.04.2026, ora 16:00.
Nëpërmjet dërgimit të CV-së ne email [email protected], si dhe fizikisht në zyret tona.Telefoni kontaktues: 049/964/624, 049/481/577, 048/545/025
Apliko shpejtë përmes sistemit!