Kompani
QATAR CHARITY - KOSOVË
Kategoritë
Inxhinieri
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
39844
Qatar Charity - Zyra në Kosovë
SHPALLJE PËR DY VENDE (2) TË LIRË TË PUNËS
- Lloji i punës: Projekte ndertimore
- Titulli i punës: Inxhinier i terenit (Site Enginier)
- Organizata: Qatar Charity – Kosovë
Kualifikimi:
- Diplomë universitare në disiplinat përkatëse “inxhinieri e ndërtimit”;
- Përvojë së paku 7 vjeçare në mbikëqyrjen e projekteve;
- Njohja e gj. angleze ose arabe, përveç gjuhës amtare;
- Përvojë në AutoCAD dhe programet përkatëse të projektimit inxhinierik;
- Njohuri të sakta për llogaritjen e sasive dhe mënyrën e analizimit të çmimeve;
- Përvojë në planifikimin dinamik;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi në programet e Microsoft Office.
Detyrat:
- Përcjellja e punimeve dhe monitorimi i punës së punëkryesit në punishte, mbajtja e shënimeve për punën, menaxhimi i punës si duhet dhe kryerja e modifikimeve të nevojshme gjatë zbatimit të projektit;
- Përgatitja e planit të projektit dhe planit të detajuar për zbatimin e projektit;
- Përgatitja e planit dinamik te projektit;
- Plotësimi i përditshëm i ditarit ndërtimor;
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishte;
- Mbyllja e punimeve të përfunduara në çdo fazë të zbatimit të projektit dhe përgatitja e situacioneve;
- Koordinimin e aktiviteteve me Sektorët tjerë dhe ato të Shërbimeve Teknike;
- Mbikëqyr kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishte, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë.
Udhëzime të rëndësishme që duhet të keni parasysh në aplikim:
- CV-së në PDF duhet t’i përmban të gjitha informacionet dhe kualifikimet personale të përmendura më sipër ose që nuk janë të përmendura. CV-ja duhet të jetë në anglisht ose arabisht;
- Të gjitha certifikatat e përmendura në CV, duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një follder) dhe të jenë të qarta;
- Dosjes duhet t'i bashkëngjitet një dokument identiteti (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës);
- Nëse dokumentet nuk janë të plota ose të dhënat nuk janë të qarta, aplikacioni do të përjashtohet nga lista e aplikantëve dhe nuk do të merret në konsideratë.
Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: [email protected]
Afati i fundit për aplikime: 09/03/2023
Për çdo pyetje shtesë rreth aplikimit për punësim mund të drejtoheni në numrin e telefonit: 045/565-202