business

ZHVILLUES I PROGRAMEVE DHE BAZËS SË TË DHËNAVE (2)

  • star Publikuar: 18-02-2025
  • star Skadon: 10-03-2025
Kategoritë Software
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 596

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për ta administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 e shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

për plotësimin e pozitës me të dhënat si në vijim:

Titulli i pozitës:

ZHVILLUES I PROGRAMEVE DHE BAZËS SË TË DHËNAVE (dy pozita)

Numri i referencës:

KON032025

Kohëzgjatja e emërimit:

Sipas marrëveshjes dhe nevojave të FKPK-së

Adresa:

Rr. “Agim Ramadani” Nr. 182-184, 10000 Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës përkushtohet në avancimin teknologjik dhe përmirësimin e vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve të saj. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës së zhvilluesit të programeve dhe bazës së të dhënave përfshijnë:

  • Mirëmbajtjen, optimizmin dhe përmirësimin e sistemit bazë dhe intranetit të FKPK-së.
  • Bashkëpunimin e ngushtë me palët e brendshme për të zhvilluar funksionalitete të reja.
  • Shkrimin, testimin dhe optimizimin e kërkesave komplekse në SQL dhe procedurave e funksioneve në PL/SQL.
  • Administrim i bazës së të dhënave.
  • Identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të lidhura me bazën e të dhënave dhe defekteve të sistemit.
  • Mbështetjen në ndërlidhjen e duhur të aplikacioneve online të FKPK-së me bazën e shënimeve.
  • Sigurimin e integritetit dhe sigurisë së të dhënave brenda sistemit.
  • Testimin e aplikacioneve të FKPK-së dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit teknik për proceset dhe ndryshimet e sistemit.
  • Analizimin e ndikimit në mes të programeve, p.sh., nëse një ndryshim në një pjesë të një programi do të shkaktonte rezultate të padëshiruara në një pjesë tjetër të ndërlidhur.

Kandidati ideal duhet të ketë:

  • Kuptim të qartë të koncepteve të bazave, relacionale të dhënave dhe arkitekturës së bazës së të dhënave.
  • Përvojë në zhvillim në Oracle PL/SQL dhe administrimin e bazave të dhënave Oracle.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese në një mjedis dinamik.
  • Aftësi të forta analitike për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikimin me shkrim dhe verbal.

Kriteret:

Edukimi:Preferohet niveli baçelor ose më i lartë në shkenca kompjuterike.
Përvoja:


Preferohet përvojë në zhvillim me Oracle APEX, dhe njohuri mbi teknologjitë e uebit (HTML, CSS, JavaScript) dhe .NET.

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

  • Konkursi është i hapur prej 18 shkurtit deri më 10 mars 2025 23:59 (CET).
  • Aplikimi bëhet vetëm përmes email-it në adresën: [email protected] , me referencë:

“Zhvillues i programeve dhe bazës së të dhënave”

  • Email-it duhet t’i bashkëlidhen edhe dokumentet në vijim: biografia (CV-ja), letërmotivimi dhe diploma e certifikatat profesionale (nëse ka).

Informim paraprak:

Aplikacionet që nuk i kanë të bashkëngjitura dokumentet e lartcekura (së paku CV dhe letërmotivimi) NUK do të shqyrtohen! Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit do të kontaktohen.

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

Kosovski penzijski štedni fond (KPŠF) je nezavisna institucija, osnovana da upravlja sistemom obavezne penzijske štednje na Kosovu, i deluje u okviru Zakona br. 04/L-101 o penzijskim fondovima na Kosovu, i daljim dopunama ovog zakona. U skladu sa članom 8. Zakona o radu br. 03/L-212, KPŠF raspisuje ovaj:

JAVNI KONKURS

za popunjavanje radnog mesta sa sledećim podacima:

Nativ radnog mesta:

RAZVIJAČ PROGRAMA I BAZE PODATAKA (DVA RADNA MESTA)

Referentni broj:

KON032025

Trajanje imenovanja:

U skladu sa sporazumom i potrebama KPŠF-a

Adresa:

Ul. „Agim Ramadani“ br. 182-184, 10000 Priština

Dužnosti i odgovornosti:

Kosovski penzijski štedni fond je posvećen tehnološkom napretku i stalnom poboljšanju u pružanju svojih usluga. Glavne dužnosti i odgovornosti radnog mesta razvijača programa i baze podataka uključuju:

  • Održavanje, optimizacija i poboljšanja u osnovnom sistemu i intranetu KPŠF-a.
  • Bliska saradnja sa internim strankama za sprovođenje novih funkcionalnosti.
  • Pisanje, testiranje i optimizacija složenih zahteva u SQL i procedura i funkcija u PL/SQL. .
  • Upravljanje bazom podataka.
  • Identifikacija i rešavanje problema u vezi sa bazom podataka i sistemskim kvarovima.
  • Podrška u pravilnom povezivanju onlajn aplikacija KPŠF-a sa bazom podataka.
  • Obezbeđivanje integriteta i bezbednosti podataka u okviru sistema.
  • Testiranje aplikacija KPŠF-a i održavanje tehničke dokumentacije za sistemske procese i promene.
  • Analiziranje uticaja među programima, npr. da li bi promena u jednom delu programa izazvala neželjene rezultate u drugom povezanom delu.

Idealni kandidat treba da poseduje:

  • Jasno razumevanje koncepata relacionih baza podataka i arhitekture baze podataka.
  • Iskustvo u razvijanju u Oracle PL/SQL i upravljanju bazama podataka Oracle.
  • Veštine za samostalni rad i saradnju u dinamičnom okruženju.
  • Jake analitičke veštine za rešavanje problema.
  • Odlične komunikacione pismene i govorne veštine.

Kriterijumi:

Obrazovanje:Poželjan je stepen bachelor ili viši stepen iz računarskih nauka.
Iskustvo:


Poželjno je iskustvo u razvijanju sa Oracle APEX, i poznavanje veb tehnologije (HTML, CSS, JavaScript) i .NET.

Rok i način konkurisanja:

  • Konkurs je otvoren od 18. februara do 10. marta 2025. godine u 23:59 (CET).
  • Podnošenje prijave se vrši samo putem e-maila na adresu: [email protected] , sa naznakom:

„Razvijač programa i baze podataka“.

  • E-mailu treba priložiti sledeća dokumenta: biografiju (CV-ja), motivaciono pismo, diplomu i stručne sertifikate (ako ima).

Prethodno obaveštenje:

Prijave koje nemaju priložena gore navedena dokumenta (najmanje CV i motivaciono pismo) NEĆE biti razmatrane! Samo kandidati koji ispunjavaju uslove konkursa biće kontaktirani.

KPŠF je poslodavac koji svima pruža jednake mogućnosti!