business

SHITËS AMBULANTIV (2), SHOFER (2)

  • star Publikuar: 22-07-2025
  • star Skadon: 05-08-2025
Kompani Me Display
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 4

Për nevojat e pikës në Preoc, kompania “M.E. Display”, shpall konkurs për pozitat si në vijim:

Pozita: SHITËS AMBULANTIV (2 pozita)

Përgjegjësite:

  • Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për produkte që ofron kompania;
  • Marrja e porosive nga klientët dhe realizimi i shitjeve të produkteve.
  • Prezantimi i produkteve për klientet e rinjë edhe egzistues
  • Shitja e produkteve të kompanisë dhe menaxhimi i pagesave
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
  • I mbanë të informuar klientët lidhur me risit në teknologjinë e shtypit dhe materialeve;
  • Vizita dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët.
  • Sigurimin e niveleve të larta të kënaqësisë së klientit nëpërmjet shërbimit të shkëlqyer
  • Të bëjë hulumtimin e tregut dhe të përcjell konkurrencën e tregut;
  • Të bëjë planifikimin e terenit dhe klientët që do të vizitohen;
  • Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren
  • Kryerja e telefonatave dhe organizimi i takimeve me klientë të mundshëm
  • Arritja e objektivave të shitjes dhe kontributi në rritjen e kompanisë
  • Të raportoj në baza ditore lidhur me vizitat e kryera;

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Kandidatët duhet te kanë te paktën te kryer shkollimin e mesëm diploma universitare është nje përparësi;
  • Te jetë i besueshëm dhe të ketë qasje te mirë me klientët;
  • Te ketë aftësi të shkëlqyer te komunikimit dhe prezentimit.
  • Te ketë së paku një vite përvoj pune në punë të ngjashme;
  • Te ketë aftësi të shkëlqyer të planifikimit dhe të organizimit të punës;
  • Te ketë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B.

POZITA: SHOFER (2 pozita)

Përgjegjësitë:

  • Te realizoj transportin e mallrave sipas kërkesës së kompanisë në kohë dhe mënyrë të sigurt sipas route-planit,
  • Pranim-dorëzimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës gjatë ngarkimit dhe pas shkarkimit të mallit
  • Dërgesa e produkteve në baza ditore, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga kompania,
  • Mirëmbatja e pastërtisë dhe kujdesi për automjetin transportues zyrtar
  • Kthimi i obligueshëm në bazë i automjetit transportues zyrtar pas përfundimit të orarit

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë të kryer shkollimin e mesëm;
  • Të ketë përvojë punë në transport të mallrave;
  • Njohja e terenit dhe gaditshmëria për të punuar në teren;
  • Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Pavarësi në punë dhe vetiniciativë;
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar te cilët i plotësojnë kushtet e cakura me lartë te aplikojnë duke dërguar Cv e tyre përmes email adreses elektronike [email protected] .

Në fushën e subjektit të specifikohet pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e mëtëjshme të rekrutimit. Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu