business

Animator i Terenit

  • star Publikuar: 11-05-2023
  • star Skadon: 24-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 34693

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Animator i Terenit

Vendi: Fushë Kosovë

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mbikqyrjen e procesit të ndërtimit gjatë të gjitha fazave;
  • Ofrimin e mbështetjes profesionale duke përcjellë instruksionet e sakta tek punëtorët e tjerë gjatë gjithë procesit të ndërtimit;
  • Identifikimin dhe raportimin për problemet në teren gjatë procesit të ndërtimit tek mbikqyresi ;
  • Pranimin e materialeve të ndërtimit nga kompania e kontraktuar për furnizim me material ndërtimor;
  • Përcjellë detajisht të gjithë projektin e marrë nga Departamenti i Banimit;
  • Këshillon punëtoret për lëshimet e bëra në teren;
  • Raporton në baza mujore tek mbikqyrsi për progresin e punëve në teren;
  • Pranon instruksionet profesionale nga inxhinieri i ndërtimit dhe i përcjellë ato tek punëtorët tjerë.
  • Të kryejë punën e tij në përputhje me vlerat dhe parimet e organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të miresjelljes;
  • Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punes së organizates, sipas kërkesës.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Të ketë përvoje paraprake në mbikqyrje të punëve ndërtimore miminum pesë vite
  • Aftësi të mira analitike për punën në teren (të vërejë lëshimet /gabimet e mundshme)
  • Aftësi dhe gatishmëri për realizimin e punëve në teren
  • Të njoh mire fazat e ndërtimit
  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Të ketë njohuri në leximin e projekteve
  • Të flasë të paktën njëren nga gjuhët zyrtare në Kosovë

Njohuritë dhe shkathtësitë

Nëpunësi duhet të ketë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi për të ofruar këshillim dhe sugjerime profesionale;
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Aftësi te mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi vendimmarrëse;
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve nëse i posedon ). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 24.05.2023 deri në ora 16:00