
Shpallje Pune – Agjent Shitjesh në sektorin e Hotelierisë dhe Salloneve të Bukurisë dhe Estetikës, Prizren
Kompania jonë, e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e peshqirëve dhe tekstileve cilësore për hotele, resorte dhe sallone bukurie, po kërkon të punësojë një Agjent Shitjes energjik dhe ambicioz për të zgjeruar rrjetin e klientëve dhe për të rritur prezencën në treg.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kërkimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj në sektorin e hotelierisë dhe salloneve të bukurisë.
- Prezantimi i produkteve të kompanisë duke theksuar cilësinë dhe avantazhet konkurruese.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe sigurimi i bashkëpunimit afatgjatë.
- Përgatitja e ofertave dhe negociimi i kushteve të shitjes.
- Raportimi i rregullt mbi aktivitetet e shitjes dhe rezultatet.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë pune në fushën e shitjeve (preferohet në hoteleri ose bukuri dhe estetikë).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri bazike mbi tekstilet dhe produktet e ngjashme (avantazh).
- Motivim i lartë për arritjen e objektivave dhe punë në ekip.
- Patentë dhe gatishmëri për udhëtime pune (avantazh).
Çfarë ofrohet:
- Pagë fikse konkurruese + bonus motivues mbi realizimin e shitjeve.
- Trajnim mbi produktet dhe teknikat e shitjes.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune mbështetës dhe dinamik.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
Për më shumë informacion mund të kontaktoni në: +38348133136
Apliko shpejtë përmes sistemit!