business

Administrator/e i/e Dëmeve

  • star Publikuar: 30-01-2023
  • star Skadon: 03-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

K O N K U R S P U N E

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues të punës, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:

Administrator/e i/e Dëmeve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pret palët për paraqitjen e dëmeve;
  • Përpilon marrëveshjet e dëmeve deri në limitin e përcaktuar;
  • Vendos të dhenat e dëmeve të raportuara në programe;
  • Përpilon dhe dërgon njoftimet per palët;
  • Shërbimet ndaj palëve qoftë në zyren e pranimit te dëmeve apo përmes telefonit, dhënia e informatave të përgjithshme lidhur me kërkesat e parashtruara;
  • Plotëson/mirëmban librat e dëmeve;
  • Kontrollimi, regjistrimi dhe procesimi i lëndëve në dosje;
  • Pranimi për plotësim dokumentacioni ose Ankesat;
  • Kryen edhe punë të tjera te nevojshme në kuadër të punëve të Departamentit të Dëmeve.

Kualifikimi dhe përvoja

  • Preferohet diplomë universitare;
  • Preferohet së paku dy (2) vite përvojë pune në punë administrative;
  • Vetinicues, i gatshëm për të marrë përgjegjësi;
  • Shkathtësi komunikuese, organizative;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri të punës në grup;
  • Aftësi e menaxhimit të punës nën presion;
  • Njohja e gjuhës angleze ka përparësi.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni) ose përmes rrjetit social Linkedin.

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 03.02.2023, ora 16:00

Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.