Kompani
Hymeri Group
Kategoritë
Burime Njerëzore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1641
Hymeri Group hap konkurs për pozitën:
Koordinator/e Burimeve Njerëzore
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe mbikëqyrja e procesit te rekrutimit dhe punësimit
- Hartimi i planeve, politikave dhe procedurave bazuar ne qëllimet e ardhshme të punësimit të personelit
- Organizimi dhe administrimi i programeve të orientimit të punonjësve
- Mbështetja në nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor
- Mbështetja e procesit te vlerësimit të performancës së punonjësve
- Mirëmban udhëzimet e menaxhimit duke përgatitur, përditësuar dhe rekomanduar politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore
- Mirëmban strukturën e punës duke krijuar dhe përditësuar kërkesat e punës dhe përshkrimet e punës për të gjitha pozitat
- Krijon dhe mirëmban informatat e të punësuarve duke azhurnuar të dhënat dosjet personale
- Mirëmban data bazën e pushimeve vjetore, mjekësore dhe të tjera
- Krijon, menaxhon, udhëheqë dhe vlerëson programet e trajnimeve për të rritur performancën e punëtorëve
- Konsultohet me punëdhënësin për të identifikuar nevojat dhe kualifikimet e preferuara
- Kontribuon në një mjedis pune pozitiv
- Zgjidh çështjet ndërmjet menaxhmentit dhe punonjësve
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë universitare në juridik ose të ngjashme
- Specializimi në fushën e burimeve njerëzore do të ishte përparësi
- Përvojë pune në burime njerëzore
- Shkathtësi të dëshmuara kompjuterike
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze
- Njohja e gjuhës gjermane është përparësi
- Aftësi të larta organizative dhe analitike
- Njohuri të ligjit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore
Për të interesuarit, HYMERI GROUP ofron:
- Kompensim konkurrues
- Kontratë afatgjate të punës
- Ambient të shkëlqyeshëm të punës
- Mundësi të zhvillimit në karrierë
- Trajnime profesionale
Për të aplikuar, ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj, letrën e motivimit dhe certifikatat respektive ne e-mail adresën: [email protected]
Falënderojmë të gjithë aplikantët për interesimin e tyre, por vetëm të përzgjedhurit nga lista e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim: 06/12/2024
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu