
Open Call for Sales Agent - Portal Pune
Thirrje për Punësim: Agjent/e Shitjes (Industria Kreative)
Lokacioni: Prishtinë
Pozita: Me orar të plotë
Afati i aplikimit: Deri 18 Korrik 2025
Një Agjencion Marketingu me bazë në Prishtinë është në kërkim të një Agjent/e të Shitjes të motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera komunikuese për të ndihmuar në zgjerimin e rrjetit të klientëve dhe promovimin e shërbimeve kreative që ofrojmë në fushat e marketingut, prodhimit dhe komunikimit.
Zgjedhja e aplikantëve do bëhet sipas metodës first come - first served, dhe në rast se përzgjidhet aplikanti, aplikantët pasues nuk do të kontaktohen në ketë fazë.
Çka do të bëni:
- Të identifikoni dhe kontaktoni klientë potencial në sektorë të ndryshëm
- Të prezantoni paketat e shërbimeve kreative në mënyrë bindëse dhe profesionale
- Të negocioni marrëveshje dhe të mbyllni kontrata
- Të ndërtoni dhe mirëmbani marrëdhënie afatgjate me klientët
- Të bashkëpunoni me ekipin e brendshëm për dorëzimin e projekteve
Kërkesat për kandidatin ideal:
- Përvojë ose rrjet në shitje B2B
- Aftësi të forta komunikuese dhe prezantuese
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Shqipe dhe gjuhës Angleze
- Vetëmotivim, iniciativë dhe profesionalizëm
- Përvojë paraprake në shitje apo menaxhim klientësh është përparësi
Ne ofrojmë:
- Paga baze 400€ brutto, me bonuse deri 1,000€
- Mundësi rritje dhe shpërblime për performancë të lartë
- Ambient kreativ dhe ekip bashkëpunues për draftimin e propozimeve për klientë.
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe një letër të shkurtër motivuese në:
Apliko shpejtë përmes sistemit!