business

Auto Elektricist

  • star Publikuar: 20-11-2025
  • star Skadon: 01-12-2025
Kompani Dauti Komerc
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Ferizaj
Numri i pozitave 1

KONKURS PËR PUNË

Kompania “Dauti Komerc” Sh.P.K., me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, me qëllim të plotësimit të vendeve të lira të punës shpall:

Pozita:
Auto Elektricist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi i defekteve elektrike në automjete.
  • Riparimi dhe mirëmbajtja e sistemeve elektrike dhe elektronike.
  • Instalimi i pajisjeve elektrike sipas standardeve të sigurisë.
  • Testimi i funksionalitetit të sistemeve pas servisimit.
  • Mbajtja e evidencave të punës dhe raportimi tek menaxhmenti.
  • Respektimi i procedurave të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune në pozita të ngjashme (minimumi 1–2 vite).
  • Aftësi në diagnostikimin e sistemeve elektrike të automjeteve.
  • Njohuri të mira të pajisjeve diagnostike.
  • Aftësi për punë në ekip dhe përgjegjësi profesionale.
  • Leje e vozitjes – kategoria B.

Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse (dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale) në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

  • Përmes email adresës: hr@dauti-ks.com
  • Dorëzimi fizik i dokumentacionit në selinë e kompanisë:
  • “Dauti Komerc” Sh.P.K. – Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, fshati Gërlicë, Komuna e Ferizajit, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri 16:00.

Informata shtesë:
• Kontakti: 049-736-933
• Afati i fundit për aplikim: 01.12.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu