Kompani
Artmotion
Kategoritë
Shitje, Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Gjakovë
Shikime
2774
“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Agjent/e i/e Shitjes
Vendi i punës: Gjakovë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përpilon kontrata për klientë të rinjë,
- Njofton klientët për produktet dhe shërbime ndaj klientëve,
- Arkivon kontrata në sistem dhe siguron kualitetin e të dhënave të klientëve, barazon arkën ditore të pagesave dhe deponimin e parave të gatshme në bankë apo në arkën e pikës së shitjes,
- Komunikon me klientë dhe informon mbikëqyrësin dhe kolegët për çdo kërkesë të klientëve,
- Mirësjellje profesionale ndaj klientëve,
- Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
- Bashkëpunon ngushtë me kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mirë te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit,
- Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës;
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
- Përvojë pune në Shitje (e preferueshme në industrinë e njëjtë);
- Njohuri teknike (elementare);
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatës;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në:[email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 11.10.2024, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu