business

Asistent/e financiar/e dhe administrativ/e

  • star Publikuar: 10-01-2023
  • star Skadon: 25-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani HIL GROUP
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Graçanicë
Shikime 17632

Pozita: Asistent/e financiar/e dhe administrativ/e

Vendi: Preoc, Graçanicë

Përshkrimi

  • Hil Group SH.P.K. është kompani që veprimtari kryesore ka tregtinë me shumicë dhe pakicë të veshmbathjeve nga brende të ndryshme botërore. Kompania u themelua në vitin 2004 dhe gjatë këtyre viteve ka operuar pa ndërprerje duke e shtrirë veprimtarinë e saj në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës. Aktualisht operojmë me mbi 20 pika shitëse në tërë territorin e Kosovës dhe besojmë në rritje të mëtutjeshme.

Ne jemi duke kërkuar një kandidat/e për pozicionin Asistent/e financiar/e dhe administrativ/e

Çka ofrojmë ne:

  • Mjedis pune pozitiv dhe shumë atraktiv,
  • Zhvillim profesional të vazhdueshëm,
  • Pagë konkurruese,
  • Shujtë ditore.

KUALIFIKIMET

  • Të ketë diplomë universitare nga fusha e financave ose kontabilitetit,
  • Të ketë 1-2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme,
  • Të ketë njohuri te mira të paketës bazë MS office,
  • Të jetë i/e komunikueshëm dhe të këtë aftësi bashkëpunimi ne grup,
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera konsiderohet përparësi,
  • Aftësi për punë ekipore si dhe punë nën presion,
  • Të ketë njohuri në programet financiare.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Organizon dhe mbikëqyrë punët e përditshme të zyrës,
  • Siguron mirëmbajtjen e dokumenteve në përputhje me kërkesat ligjore,
  • Zbaton proceduara operativa që lidhen me financa, kontabilitet dhe logjistikën,
  • Pranimi i pazareve ditore nga dyqanet,
  • Regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve me shumicë dhe pakicë,
  • Pranimi i mjeteve cash dhe kontrollimi i arkave të pikave shitëse,
  • Mirëmbajtja dhe barazimi ditor i arkës kryesore dhe i arkave të pikave shitëse,
  • Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse,
  • Barazimi i POS-llogarive bankare,
  • Ofron informata statistikore,
  • Punë tjera administrativo-financiare dhe raporton rregullisht te stafi menaxherial.

Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj së bashku me të gjitha dokumentet që dëshmojnë kualifikimet akademike dhe përvojën profesionale në e-mailin [email protected] duke shkruar pozitën për të cilën aplikoni deri me datë 25 Janar 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë të gjitha kërkesat do të njoftohen për intervistë.