Woodtec është kompani lidere e specializuar në prodhimin e shtëpive modulare dhe prefabrik dhe po kërkojmë të zgjerojmë ekipin tonë me Mjeshter për përpunim druri dhe Ndihmës mjeshtër të talentuar dhe të përkushtuar. Nëse jeni të motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi që nxit inovacionin dhe kreativitetin në fushën e ndërtimit, ne ju ftojmë të aplikoni në pozitat:
- Mjeshter për përpunim druri (5 vende të lira)
- Ndihmës mjeshtër (5 vende të lira)
Përgjegjësitë kryesore:
- Përpunimi i materialeve drusore sipas projekteve dhe specifikimeve teknike.
- Sigurimi që të gjitha punimet përputhen me standardet e lartë të cilësisë dhe sigurisë.
- Bashkëpunimi ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit dhe departamentet për të siguruar efikasitet dhe koordinim të punës.
- Mirëmbajtja e pajisjeve dhe makinave të përdorura gjatë punës, duke siguruar që ato janë në gjendje të mirë operative
Kushtet:
- Përvojë paraprake në fushën e përpunimit të drurit ose përvojë e ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe dokumentacion të projekteve.
- Përvojë në përdorimin e makinave dhe mjeteve të ndryshme të përpunimit të drurit.
- Qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj orareve të punës dhe respektimi i afateve të caktuara.
- Të ketë patentë shoferi;
- Kreativitet, aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
Të interesuarit/at të dërgojnë shprehje të interesimit në email: [email protected] apo të na telefononi në numrin: 048 250 529.
Aplikimi është i hapur deri me datën 7 korrik, 2024.