
Islamic Relief Kosova
Njoftim për Furnizim me çanta dhe material shkollor 2025
Data e përgatitjes së njoftimit: 30/07/2025
T-11/2025
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës, në vitin 1999, si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 25 vite), IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, të infrastrukturës, bujqësisë, blegtorisë, si dhe financiare, me anë të të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e çantave dhe materialit shkollor për fëmijët jetimë, në bazë të projektit “Çanta dhe pajisje shkollore 2025”, ku do të bëhet shpërndarja e rreth 1000 çantave së bashku me material shkollor në të gjitha komunat e Kosovës. Secili fëmijë do të përfitojë nga një çantë së bashku me pajisje të tjera përcjellëse shkollore.
Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 1000 çanta së bashku me material shkollor për secilin përfitues nga një. Kjo është një sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave të përfituesve të këtij projekti.
Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Koha e lifërimit: ______ ditë.
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4. | Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania bashkëpunuese |
5. | TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 | 0.00 |
Kuotimi financiarë
NR | Artikulli | Sasia | Çmimi për sasi |
1 | Çantë për fëmijë në klasë të parë | 1 |
|
2 | Çantë për fëmijë në klasë të dytë deri të pestë | 1 |
|
3 | Çantë për fëmijë në klasë të gjashtë deri të nëntë | 1 |
|
4 | Çantë për fëmijë në klasë të dhjetë deri dymbëdhjetë | 1 |
|
5 | Fletore A5 40fq. | 20 |
|
6 | Numratore | 1 |
|
7 | Ngjyra tempera | 2 |
|
8 | Komplet vizore trekëndësha | 1 |
|
9 | Ngjitës letre | 3 |
|
10 | Ngjyra të drurit | 2 |
|
11 | Brusha për ngjyrosje | 1 |
|
12 | Lapsa te drurit | 10 |
|
13 | Kimika | 5 |
|
14 | Gomë | 5 |
|
15 | Mprerëse | 2 |
|
16 | Ngjyra të ujit | 2 |
|
17 | Çantë për lapsa | 1 |
|
18 | Termos 0,50l | 1 |
|
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – çanta dhe material shkollorë” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Ju lutemi që, së bashku me ofertat, të sillni edhe mostrat për secilën kategori të çantave dhe materialit përcjellës.
Islamic Relief Kosova ka zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të procedurave si më poshtë:
- Politikat kundër ryshfetit dhe korrupsionit.
- Kodi i sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerabël (përfituesve) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 13/08/2025, në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të llogaritet si e vonuar dhe, si e tillë, nuk do të merret në shqyrtim nga Prokurimi.