business

EKSPERT TË JASHTËM (8)

  • star Publikuar: 22-01-2024
  • star Skadon: 31-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 8
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3601

SHPALLJE PËR EKSPERT TË JASHTËM

PROJEKTI: IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës

INFORMATA TË PËRGJITHSHME RRETH PROJEKTIT

Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajt dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK). Kohëzgjatja e projektit është 3 vjet. Projekti ka filluar më 01.04.2022 dhe pritet të përfundojë më 31.03.2025.

Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera nëpërmjet përvetësimit të aftësive bujqësore dhe krijimit të kooperativave të grave duke u mundësuar grave të menaxhojnë biznesin e tyre bujqësor (mikro); dhe përmirësimin e pozicionit vendimmarrës brenda familjeve të tyre përkatëse, komunitetit dhe shoqërisë së tyre. Projekti zbatohet në katër (4) komuna të Kosovës (Prishtinë, Graçanicë, Ferizaj dhe Junik).

Për të paktën 80 gra, projekti do të ofrojë mbështetje me grante në të mira për të krijuar biznesin e tyre (mikro) bujqësor. Ky numër grash do të trajnohen edhe për prodhimtari bujqësore dhe menaxhimin e bizneseve të tyre.

Nëpërmjet komponentit të avokimit, qindra gra do të përfitojnë në mënyrë indirekte nëse ligjet për agrobiznesin përmirësohen dhe politikanët vendas janë më të ndjeshëm ndaj nevojave të grave dhe të kthyerve në sektorin e bujqësisë fillojnë adresohen.

Objektivat kryesore të projektit janë:

  1. Gratë të menaxhojnë biznesin e tyre bujqësor (mikro) dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre vendimmarrës brenda familjeve, komunitetit dhe shoqërisë përkatëse.
  2. Avokimi: Shoqëria kosovare dhe aktorët politikë janë të sensibilizuar ndaj nevojave dhe rreziqeve specifike gjinore e të të kthyerve dhe ndaj mundësive për gratë në sektorin e bujqësisë.

OBJEKTIVI I ANGAZHIMIT

Në kuadër të projektit është e paraparë që K-W4W të angazhojë ekspert të jashtëm nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, për trajnime praktike/mentorime (shërbime direkte) në terren tek lokacioni i përfitueses.

Si rrjedhojë K-W4W synon që të angazhojë ekspert të jashtëm për mbajtjen e trajnimeve praktike (këshillave direkte) si në vazhdim:

  1. Ekspert i Blegtorisë LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-blegtori/
  2. Ekspert i Bimëve Mjekësore dhe Aromatike LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-bma/
  3. Ekspert i Kulturave Lavërtare LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-lavertari/
  4. Ekspert i Mbrojtjes se Bimëve LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-mbrojtje-te-bimeve/
  5. Ekspert i Pemëtarisë LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-pemetari/
  6. Ekspert i Perimtarisë LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-perimatri/
  7. Ekspert i Teknologjisë ushqimore LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-teknologjine-ushqimore/
  8. Ekspert per Bletari LINKU: https://www.k-w4w.org/tor-ekspert-per-bletari/

Afati i fundit për aplikim: 31.01.2024, ora: 23:59.