KONKURS
Kompania e Mobiljeve “Lesna MAX” Prishtinë, me lokacion në Rr.Elez Berisha Nr.4, Magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë, shpallë konkurs për pozitat:
Arkatare
Detyrat:
- E bënë inkasimin e mjeteve financiare nga shitjet dhe I përpilon dokumentet e arkës të cilat janë të parapara sipas Rregullores së Kompanisë,
- Përpilon faturat për mallin I cili del nga lokali dhe verifikon mallin në bazë të faturës.
Kushtet:
- Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme apo me kualifikimin e lartë,
- Përvojë të punës, së paku 2 vite në sektore të ngjajshme do të konsiderohet përparësi,
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të ketë mvetësi të shkallës së lartë në punë,
- Njohja e punës me kompjuter është obligative,
- Mosha e preferuar 25-40 vjet.
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, aplikacionet mund t’i tërhjekin në administratën e Qendrës Tregëtare “Lesna MAX“ në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Rr.Elez Berisha nr.4, ku edhe dorëzohen të plotësuara së bashku me CV-të, dokumentet e nevojshme, dhe një fotografi të aplikuesit. Aplikacioni mundet të mirret edhe në e-mail adresën: [email protected] dhe pastaj i plotësuar të kthehet në email adresën e njejtë.
Për informata shtesë mund të informoheni në nr. e tel: 044/779-977, 044/992-299
Data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31.08.2023 ora 16:00.