.png)
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i ekonomisë
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i trajnimit për administrim biznesi
Klasa e pozitës: Profesional 2
Koeficienti/Paga: 5.1
Nr. i kërkuar : 1
Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit : 25/02/2025
Afati për aplikim : 26/02/2025 - 27/03/2025
Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Departamenti: Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm
Divizioni: Qendrat e Aftësimit Profesional
Vendi i punës: Ferizaj
Nr. i Referencës: RN00016825
Kodi : RPC0010364
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Bënë trajnimin ditortë kandidatëve (teorikedhe praktike) sipaskërkesës, në profesion të caktuar në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse;
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me Udhëheqësin e QAP dhe stafin tjetër profesional;
- Përgatitë planin ditorëtë punës, nevojënpër material, përditësimin e evidencës së kandidatëve dhe raportimin sipas nevojës;
- Merr pjesë në përpilimin, mirëmbajtjen dhe rishikimin e materialet mësimoredhe bënë organizimin e metodologjisë së punës individuale me kandidat;
- Bënë vlerësim të vazhdueshëm modulartë kandidatëve, mirëmbandosjen e kandidatëve, udhëheq komisionin e vlerësimit me kandidatët dhe bënë certifikimin e tyre bazuar në njohurit dhe shkathtësitë e fituara;
- Është përgjegjës për menaxhim me materialin e trajnimit gjatëprocesit të punësme kursant dhe mban evidencën e pranimit të materialit dhe përcjell dinamikën së shpenzimit gjatë procesit të trajnimeve;
- Përgjegjës për pajisje,shenja dhe ambientte përshtatshëm brendaPunëtorisë, për mbrojtjedhe siguri në punë për kandidat;
- Merr pjesë në monitorimin, vlerësimin e programeve të trajnimit të ofruesve tjerënë bashkëpjesëmarrje në vlerësimin e kandidatëve;
- Raporton rregullisht të mbikëqyrësi rrethprogresit në lidhjeme planet e punës dhe kërkesat për nevojën e përfshirjes se kandidateve në procesin e trajnimit;
- Kryen punë dhe detyra tjera të caktuara nga Udhëheqësi i QAP.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushën: Ekonomi(pavarësisht nga specializimi).
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën e Aftësimit Profesional
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës së e AftesimitProfesional dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
- Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitikedhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Letërnjoftimi i kompletuar dhe me afat/pasaporta me afat;
- Diplomat e kërkuara me konkurs të lëshuara nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diplomat janë fituar jashtë vendit, duhet te bashkëngjitet vërtetimi i nostrifikimit apo akti qe dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të emërimit në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit (kontratën/kontratat dhe vërtetimin/vërtetimet) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë se punësimit jashtë institucioneve publike u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetëse si në vijim: pasqyrën e pagesave ne fondin e kursimeve pensionale dhe/apo pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuarnga organi kompetenti atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Vëmendje: Referenca/Rekomandimi nuk e zëvendëson asnjërin nga dokumentet e sipërpërmendura dhe nuk mund te konsiderohet si dëshmi për te vërtetuar përvojën e punës apo periudhën e punësimit.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/04/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen