
17 Vite me ju – Portal Pune feston Ditën e Punëtorëve dhe përvjetorin e themelimit
1 Maj 2025 – Sot, në një ditë të veçantë për të gjithë punëtorët – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – ne në Portal Pune festojmë 17-vjetorin tonë me shumë krenari dhe përkushtim.
I themeluar më 1 Maj 2008, Portal Pune është bërë një nga shtyllat më të forta në tregun e punës në Kosovë, duke ndihmuar mijëra qytetarë të gjejnë punë dhe duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin profesional të individëve dhe bizneseve.
Një rrugëtim i suksesshëm dhe me ndikim në treg
Ajo që nisi si një platformë për shpallje të vendeve të punës, sot është kthyer në një rrjet të fuqishëm dhe serioz, i cili përfshin gjithashtu edhe platformat Shpallje Pune dhe Jap Punë. Këto tri platforma, së bashku, kanë ndërtuar një komunitet të madh dhe të angazhuar me mbi 326,000 ndjekës në rrjete sociale, duke na bërë lider të padiskutueshëm në fushën e punësimit.
HR Partners – Ekspertizë në rekrutim dhe zhvillim të burimeve njerëzore
Brenda Portal Pune vepron edhe HR Partners, një kompani profesionale e dedikuar për rekrutim stafi dhe konsulencë në burime njerëzore. HR Partners bashkëpunon sot me qindra kompani në Kosovë dhe rajon, duke ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat e tyre të stafit dhe përmirësimin e proceseve të rekrutimit.
E ardhmja sapo ka filluar – Risitë që po vijnë
Me rastin e këtij jubileu, ne kemi lajme të mëdha për komunitetin tonë: gjatë këtij viti do të sjellim risitë më të mëdha që ndonjëherë janë parë në tregun e punës në Kosovë. Shërbime dhe platforma të reja janë në ndërtim e sipër, që do ta bëjnë edhe më të lehtë, më efikase dhe më të drejtë lidhjen mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!
Suksesi ynë është suksesi i të gjithëve që besuan në misionin tonë: ta bëjmë tregun e punës më të hapur, më transparent dhe më të arritshëm për të gjithë.