Job

"Ne nuk bëmë asgjë të gabuar, por disi humbëm"

CEO i Nokia-s e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se "Ne nuk bëmë asgjë të gabuar, por disi humbëm".

Gjatë konferencës për shtyp për të njoftuar blerjen e NOKIA nga Microsoft, CEO i Nokia-s përfundoi fjalimin e tij duke thënë se "Ne nuk bëmë asgjë të keq, por disi humbëm". Me të thënë këtë, i gjithë ekipi i tij drejtues, përfshirë edhe vetë, u përlot me trishtim.

Nokia ka qenë një kompani e respektuar. Ata nuk bënë asgjë të gabuar në biznesin e tyre, megjithatë, bota ndryshoi shumë shpejt. Konkurentët e tyre ishin shumë të fuqishëm.

Ata nuk mësuan sa duhet, nuk u përgatitën për ndryshimin, dhe kështu humbën mundësinë për të bërë ndryshimin e madh. Jo vetëm që humbën mundësinë për të fituar para të mëdha, por humbën shansin e tyre për të mbijetuar.

Mesazhi i kësaj historie është, nëse nuk ndryshoni, konkurrenca do të ju largoj nga tregu.

Nuk është gabim nëse nuk doni të mësoni gjëra të reja. Megjithatë, nëse mendimet dhe mendësia juaj nuk arrijnë dot me kohën, do të eliminoheni.

Konkluzioni:

Avantazhi që keni pasur dje, do të zëvendësohet nga tendencat e së nesërmes. Ju nuk duhet të bëni asgjë të gabuar, për sa kohë që konkurrentët tuaj kapin valën dhe e bëjnë atë DREJT, ju mund të humbni dhe të dështoni.

Të ndryshosh dhe të përmirësosh veten është t'i japësh vetes një shans të dytë. Të detyrohesh nga të tjerët të ndryshosh, është si të nisesh me tër fuqin dhe të ja dalësh.

Ata që refuzojnë të mësojnë dhe përmirësohen, patjetër një ditë do të bëhen të tepërt dhe jo të rëndësishëm për industrinë. Ata do ta mësojnë mësimin në një mënyrë të vështirë dhe të shtrenjtë.