TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI
Ofertim për ekspertizë – Krijimi i platformës elektronike për student
Prishtinë, 2024
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1.Kontesti i ndërhyrjes:
Studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me një mori sfidash të theksuara në arsim, të cilat janë shumëfishuese për shkak të vështirësive të veçanta që ata hasin. Pavarësisht se përfaqësojnë një pjesë të vogël të numrit total të studentëve në vend, vetëm një përqindje e ulët e atyre që përfundojnë shkollën e mesme vazhdojnë studimet e tyre në nivel universitar. Kjo situatë pasqyron pengesat ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe diskriminimin, mungesën e orientimit të duhur në karrierë, vetëbesimin e ulët dhe mungesën e motivimit, të cilat pengojnë këta studentë në arritjen e suksesit në arsimin e lartë.
Për të adresuar këto sfida dhe për të mbështetur progresin e tyre, organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka krijuar një program për të ndihmuar studentët nga këto komunitete. Ky program, "Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian," synon të krijojë një mjedis mbështetës ku studentët mund të rrisin pjesëmarrjen e tyre në arsimin universitar dhe të përmirësojnë rezultatet e tyre akademike. Synimi është jo vetëm ndihma për diplomim, por gjithashtu rritja e mundësive për integrim në tregun e punës.
Duke ofruar mbështetje akademike dhe jo-akademike, ky program ka si qëllim promovimin e barazisë dhe përfshirjes në arsimin e lartë, si dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e aftësive profesionale të këtyre studentëve. Kjo mbështetje është esenciale për të kapërcyer sfidat me të cilat përballen studentët e këtyre komuniteteve, duke u dhënë atyre mundësinë më të mirë për të pasur sukses në karrierë dhe në jetë.
Një komponent i rëndësishëm i këtij programi do të jetë edhe krijimi i një platforme që do të ofrojë informacion dhe mbështetje të nevojshme për studentët, duke u ndihmuar atyre në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
- QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi i platformës është të krijojë një mjedis digjital të integruar që adreson nevojat dhe sfidat e studentëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Duke pasur parasysh se këta studentë përballen me pengesa të mëdha në arsim për shkak të varfërisë, diskriminimit, vetbesimit dhe mungesës së orientimit të duhur, platforma synon të sigurojë mbështetje të gjithanshme për përmirësimin e aftësive të tyre akademike dhe profesionale.
Platforma duhet të ofrojë një gamë të gjerë funksionesh dhe shërbimesh për të përmbushur këtë qëllim. Ajo do të përfshijë mundësi për trajnime online, qasje në materiale edukative si libra dhe publikime akademike, këshillim për karrierën, mundësi për mentorim dhe qasje të komunikimit.
Studentët do të kenë hapësirën për të realizuar dhe publikuar artikuj, opinione, hulumtime dhe analiza që lidhen me interesat dhe sfidat e tyre, duke inkurajuar shprehjen e ideve dhe mendimeve. Platforma gjithashtu do të ofrojë një seksion për ngarkimin e dokumenteve dhe përmbajtjeve të tjera multimediale që mund të kenë fokus studentët dhe çështje që lidhen me përfshirjen dhe barazinë.
Për të arritur këtë qëllim, platforma do të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qasshëm ku studentët mund të bashkëveprojnë, të përfitojnë nga burimet edukative, të ndajnë përvojat e tyre dhe të marrin mbështetje për të kaluar me sukses fazat e tyre akademike.
Ajo do të inkurajojë krijimin e rrjeteve studentore dhe zhvillimin e programeve peer-to-peer dhe mentorim për t’i ndihmuar studentët të përparojnë në karrierën e tyre. Gjithashtu, platforma do të realizojë aktivitete si podcaste dhe seminare me tema të ndryshme që janë me interes për studentët, duke ofruar mundësi për diskutime dhe mësim nga përvojat e tjera. Këto aktivitete do të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të tyre kritike dhe analitike, si dhe do të promovojnë bashkëpunimin dhe përfshirjen aktive të tyre në jetën akademike.
Platforma duhet të ofrojë mundësi përfitimi nga mentorimi dhe tutorimi përmes përdorimit të sistemeve të avancuara si inteligjenca artificiale, si dhe të mundësisë së mësimit online duke vendosur materiale në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga administratorët dhe redaktorët.
Përveç kësaj, platforma duhet të ofrojë një qasje të integruar, ku secili nga studentët të ketë mundësi të krijojë CV-në e tyre si dhe përgatitjen e letrave motivuese, etj. Kjo duke e bërë template dhe pastaj pasi plotësohet nga studenti, të krijohet forma. Ajo duhet të ketë mundësi edhe të lidhjes me platforma të tjera elektronike, si p.sh. RaportoDiskriminimin etj.
Platforma duhet të ofrojë mbështetje për përdoruesit duke ofruar udhëzues të qartë dhe mbështetje teknike për përdorimin e platformës. Ajo duhet të sigurojë gjithashtu mbrojtje të avancuar të të dhënave personale dhe të ndjeshme, duke përfshirë enkriptimin dhe kontrollet e aksesit. Duhet të ketë kapacitete për rezervimin e rregullt të të dhënave dhe rikthimin e tyre në rast të ndonjë humbjeje ose dëmtimi.
Platforma duhet të ketë një dizajn tërheqës dhe profesional, por njëkohësisht edhe lehtë të përdorshëm.
Në këtë mënyrë, ne jemi duke kërkuar një individ ose kompani që do të zhvillojë platformën elektronike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, e cila do të shërbejë si një qendër online e mbështetjes, motivimit, promovimit dhe marrjes së informacionit për studentët.
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Platforma është e planifikuar të përdoret dhe të jetë në shërbim të studentëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë dhe jo vetëm. Por, ajo mundë të shërbejë edhe për palët e tjera të interesit si Mëntorët, Tutorët, Profesorët, organizatat joqeveritare etj.
3.METODOLOGJIA DHE PROCESI
Metodologjia dhe procesi për zhvillimin e platformës elektronike për student do të përfshijë disa hapa të rëndësishëm:
Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekspertit/kompanisë që do të përzgjidhet.
Analiza e nevojave: Fillimisht, do të bëhet një analizë e nevojave të përdoruesve të platformës, duke përfshirë zyrtarët e organizatës si dhe studentët. Kjo analizë do të përcaktojë funksionalitetet dhe karakteristikat kryesore që duhet të ketë platforma për të përmbushur nevojat e tyre.
Hartimi i specifikimeve teknike: Bazuar në analizën e nevojave, do të hartohen specifikimet teknike për platformën. Këto specifikime do të përfshijnë detajet teknike për zhvillimin e platformës, përfshirë gjuhën e programimit, bazën e të dhënave, sigurinë e informacionit, dhe ndërfaqen (user interface, navigimi dhe komunikimi) e përdoruesit.
Zhvillimi i platformës: Pas hartimit të specifikimeve, do të fillojë zhvillimi i platformës duke u bazuar në teknologjitë dhe metodologjitë më të përshtatshme për këtë projekt. Kjo përfshin hartimin e bazës së të dhënave, ndërfaqen e përdoruesit dhe funksionalitetet e platformës.
Testimi dhe përmirësimi: Pas përfundimit të zhvillimit, platforma do të vazhdojë në një fazë intensiv testimi për të identifikuar dhe korrigjuar çdo problem potencial ose gabim. Testimi do të përfshijë provat e performancës, sigurisë dhe ndërfaqes së përdoruesit.
Implementimi dhe trajnimi: Pas përfundimit të testimit, stafi i organizatës duke përfshirë edhe një pjesë të studentëve do të trajnohen për të përdorur platformën në mënyrë efektive
Mbështetja dhe përmirësimi i vazhdueshëm: Pas implementimit, do të ofrohet mbështetje teknike për përdoruesit dhe do të vazhdohet monitorimi i performancës së platformës. Bazuar në kërkesat e përdoruesve dhe feedback-un, do të bëhen përmirësime dhe ndryshime të nevojshme për të siguruar që platforma të funksionojë në mënyrë optimale dhe të përmbushë nevojat e përdoruesve.
4. PYETJE KËRKIMORE
Si mund të sigurohet që platforma të jetë e lehtë për të përdorur dhe e përshtatshme për përdoruesit e ndryshëm? |
Cilat veçori duhet të integrohen për të mbështetur qasjen në trajnimet online dhe materialet edukative? |
Si do të mundësohet publikimi dhe shpërndarja e artikujve, opinioneve, dhe hulumtimeve nga studentët në një mënyrë të lehtë dhe të organizuar? |
Si do të ofrohet përkrahja për përdoruesit në krijimin e CV-ve, letrave motivuese dhe dokumenteve të tjera profesionale përmes platformës? |
Si do të mundësohet ndërveprimi dhe komunikimi ndërmjet studentëve dhe mentorëve përmes platformës? A do të ketë veçori për mesazhe, forume apo sesione të drejtpërdrejta? |
Si do të mund të lidhet platforma me sisteme dhe platforma të tjera, si p.sh. raportodiskriminimin apo platforma për hulumtime dhe projekte të tjera të ngjashme? |
Si mund të sigurohet që platforma të jetë e përshtatshme për të gjitha pajisjet e përdoruesve, përfshirë smartphone, tablet, dhe desktop? |
Si mund të sigurohet që platforma të jetë e gatshme për të përkrahur shtesa dhe përdorim të zgjeruar në të ardhmen, duke përfshirë shtimin e funksioneve të reja dhe ndryshimet në kontekstin e studentëve? |
Cilat teknologji të avancuara, si inteligjenca artificiale për mentorim dhe tutorim, mund të integrohen/përfshihen në platformë për të ndihmuar në personalizimin e përvojës së përdoruesit? |
A do të ketë platforma mundësi personalizimi për përdoruesit, duke përfshirë panele personale për secilin student për të ndjekur progresin e tyre akademik dhe aktivitetet? |
A është platforma jonë e përshtatshme për të përballuar numrin dhe llojin e të dhënave që pritet të mbledhë, trajtojë dhe ruajë dhe sa kapacitet mund të mbështesë platforma jonë për të lehtësuar aksesin dhe menaxhimin nga shumë përdorues? |
Si do të ofrohet mbështetja teknike për përdoruesit në rast të sfidave teknologjike? A do të ketë një sistem udhëzues të integruar në platformë për t'i ndihmuar ata që kanë vështirësi teknike? |
Sa kohe ofron krijuesi i platformës për mbështetje teknike pas implementimit të platformës dhe çfarë ndodh pas përfundimit të kësaj periudhe? |
A ofron krijuesi i platformës mundësinë për ndërhyrje të shpejtë në rast të problemeve të rënda apo emergjencave të lidhura me platformën? |
5. PRODUKTI (Analiza, hulumtime, raporte, dhe te ngjashme)
Produkti përfundimtar do të jetë një platformë digjitale e qasshme dhe gjithëpërfshirëse që i shërben studentëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Kjo platformë do të jetë një mjet thelbësor për përmirësimin e aftësive akademike, profesionale dhe sociale të studentëve, duke u ofruar atyre qasje të lehtë në burime të ndryshme dhe mundësi për zhvillim personal e profesional.
Një faqe e lehtë për t'u kuptuar dhe e përshtatshme për përdoruesit: Platforma do të jetë e dizajnuar për të qenë e lehtë për të përdorur dhe e përshtatshme për studentet dhe përdoruesit e tjerë.
Përshtatshmëri për Pajisjet e Përdoruesve: Platforma do të jetë e përshtatshme për të gjitha pajisjet e përdoruesve, duke përfshirë smartphone, tablet, dhe desktop.
Përshtatshmëria për Rritje dhe Zhvillim të Mëtutjeshëm: Platforma do të jetë e gatshme për të përkrahur shtesa dhe përdorim të zgjeruar në të ardhmen, duke përfshirë shtimin e funksioneve të reja dhe ndryshimet në kontekstin e studentëve.
Përmbajtje Multimediale: Përdoruesit do të kenë mundësinë të ngarkojnë dhe të ndajnë përmbajtje multimediale si video, dokumentarë dhe materiale të tjera edukative që lidhen me përvojat dhe sfidat e tyre.
Funksionalitete për Zhvillimin e Karrierës: Platforma do të përfshijë mjete për krijimin e CV-ve, letrave motivuese dhe dokumenteve të tjera profesionale për t'i ndihmuar studentët në zhvillimin e karrierës së tyre.
Mentorim dhe Tutorim Online: Platforma do të ofrojë mundësi për mentorim dhe tutorim të personalizuar, përmes përdorimit të teknologjisë si inteligjenca artificiale dhe sesione mësimore online.
Integrim me Platforma të Tjera: Do të ofrohet integrim me platforma të tjera për qasje të plotë në shërbime të ndryshme, duke përfshirë raportimin e diskriminimit dhe shërbime të tjera relevante.
Ndarja dhe Mbikëqyrja e Qasjes dhe Aksesit: Platforma do të ofrojë mekanizma për të ndarë dhe për të mbikëqyrur nivelin e qasjes dhe aksesit për secilën prej roleve në platformë.
Kapacitet dhe Mbeshtetje Teknike: Platforma do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të trajtuar numrin dhe llojin e të dhënave që pritet të mbledhë, trajtojë dhe ruajë. Krijuesi i platformës do të ofrojë mbështetje teknike të përmbajtshme pas implementimit të platformës.
Ndërhyrje në Rast të Problemeve: Krijuesi i platformës do të ofrojë mundësinë për ndërhyrje të shpejtë në rast të problemeve të rënda apo emergjencave të lidhura me platformën.
Këto karakteristika do të sigurojnë një platformë të përshtatshme dhe të fuqishme për monitorimin dhe raportimin e qendrave mësimore në Kosovë.
6.PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e platformës, trajnimin dhe mirëmbajtjen e platformës. Megjithatë, ne rekomandojmë 50 ditë angazhimi.
7.KRITERET E PERZGJEDHJES
- Diplomë universitare në fushat përkatëse për këtë pozitë (vlen për ekspert);
- Certifikatat e regjistrimit të kompanisë (vlen për kompani);
- Eksperienca dhe ekspertiza në zhvillimin e platformave të ngjashme;
- Përvojë pune minimale 3 vjet në krijimin e platformave të ngjashme;
- Aftësi për t’i përmbushur afatet kohore;
Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur individët ose kompanitë më të përshtatshme për krijimin e platformës.
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]
- Propozimi i Projektit / Oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin
- CV-të e ekspertëve të përfshirë
- Certifikata e regjistrimit për kompani.
- Referencat e mëparshme.
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]
Ju lutemi shënoni titullin e shpalljes në subjekt!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 18/10/2024
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.