business

Ngjyrosës (2), Mirëmbajtëse (1)

  • star Publikuar: 15-10-2025
  • star Skadon: 15-11-2025
Kompani Elnor Sh.p.k
Kategoritë Mirëmbajtje, Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 3

‘’ELNOR Furniture” kompani e specializuar në prodhimin e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar.

Ofrojm 3 vende të lira pune për poziten:

  • 2 Ngjyrosës
  • 1 Mirëmbajtëse

Ngjyrosës të mobiljeve nga druri

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e sipërfaqeve për ngjyrosje (pastrimi, lustrimi).
  • Sigurimi që ngjyra të aplikohet në mënyrë uniforme dhe me cilësi të lartë.
  • Realizimi i punëve sipas standardeve teknike.
  • Kujdesi për veglat dhe pajisjet e punës, si dhe respektimi i rregullave të sigurisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i mesëm.
  • Minimumi 2 vite përvojë në fushën e ngjyrosjes.
  • Aftësi për të punuar me pajisjet dhe materialet e ngjyrosjes.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe kujdesi për cilësinë.
  • I familjarizuar në leximin e vizatimeve, planeve dhe skicave.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamik

Mirëmbajtëse

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e brendshme higjienike të kompanisë
  • Mirëmbajtja e produkteve të kompanisë
  • Kontrolli i rregullt i të gjitha hapësirave
  • Detyra të tjera të deleguara nga menaxhmenti

Benefitet shtesë:

  • Kontratë pune afatgjate.
  • Mundësi aftësimi profesional.
  • Mbulim i shpenzimeve të ushqimit ditor (drekë)
  • Ambient miqësor pune.
  • Sigurim shëndetësor.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 45 810 380