business

EKSPERT PER QESHTJET PRONESORE

  • star Publikuar: 08-05-2024
  • star Skadon: 18-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 825

TERMI I REFERENCËS (TOR) EKSPERT PER QESHTJET PRONESORE


Këkesë për kuotime për Ekspert/Kompani që kanë njohuri për ligjet në fuqi mbi qështjet pronësore.

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovarepërmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1. Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është“Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët,dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.

Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtareve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferate tjera të jetës janë më të fuqizuara.

2. Arsyetimi i angazhimit:

Programi i banimit i cili është duke u implementuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, ka për synim të punojë në riorganizimin e lagjeve 028 dhe 029, duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtimetë ulta, të mesme dhe të larta. Në këto objekte do të mund të sistemohen familjet aktuale dhe jo vetëm, do të sigurohen hapësirat e gjelbërta, rekreative, kënde për lojëra t e fëmijëve, që të gjithakëto në harmoni me planeturbane e zhvillimore komunale dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi. Synimi i programit është që në fushën e banimit të mundohet të sjellë koncepte inovatore për strehim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e transformimit dhe promovimin në nivelin qendrordhe lokal. Nëpërmjetavokimit, programi i banimit do të mundohet të ndikojë në lehtësimin e procedurave lokale për regjsitrimin e pronave individuale dhe formalizimin e vendbanimeve joformalepërfshirë planifikimin kadastral.

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Kosovë, HEKS / EPER (Ndihma e Kishës Zvicerane) dhe TdH (Fondacioni Terre des hommes).

3. Objektivat specifike:

Programi i Banimit, që është duke u implementuar nga OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve , ka për synim të analizojë situatën aktuale sa i përket bazës ligjore, aspektet e qështjës pronësore dhe rregullativës në fuqi për trajtimin e vendbanimeve jo formale dhe mundësinë e ofrimit të zgjidhjës së qeshtjës pronësore të vendbanimeve joformale, të banuara zakonisht nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Inicimi i ekspertizës ka për qëllim që të identifikoj mangësitë e mundshme për regjistrimin e të drejtave pronësore të komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian në lagjën 028 dhe 029 në Fushë Kosovë. Propozimi i strategjisë bazuar në ekspertizë do të ofroj mundësi për zgjidhjën e aspektit pronësor, sigurimin e të dhënave duke u bazuar në dokumentet dhe të dhënave primare nga autoritetet relevante publike (p.sh.Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pronës, komunat,etj). Objektiva kryesore është vlerësimi i situatës aktuale pronësore e grupeve të margjinalizuara, identifikimi i sfidave për zgjidhjën e cështjeve pronësore dhe zhvillimi i planit strategjik/rekomandimet për zgjidhje të qëndrueshme të qështjeve pronësore.

Kjo ekspertizë do të finalizohet me raportin e përgaditur bazuar në gjetjet dhe analizat e cila pastaj do të përdoret për avokim tek institucionet vendimarrëse për lehtësimin e procedurave dhe ofrimin e zgjidhjeve të përshtatshme për qështjet pronësore për banorët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në lagjën 028 dhe 029 në Fushë Kosovë.

4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore

Ofertuesi duhet të ofrojë cmimet e detajuara për të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për realizimin ekspertizës si dhe çmimin në total.

4.1 Ofertuesi do të jetë përgjegjës:

  • Identifikimi i barrierave ligjore, administrative dhe socio-ekonomike për regjistrimin e të drejtave pronësore për komunitetet rom,ashkali dhe egjiptian në lagjën 028 dhe 029 në Fushë Kosovë.
  • Përcaktimi i shtrirjës gjeografike specifike të lagjës 028 dhe 029 që do të analizohen.
  • Rishikimi i raporteve ekzistuese dhe analizave në lidhje me çështjet e të drejtave pronësore te komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian.
  • Identifikimi i mangësive ose sfidave të njohura të raportuara nga grupet e ndryshme të avokimit, OJQ-të ose agjencitë qeveritare.
  • Konsultime fillestare për të mbledhur njohuri, shqetësimet dhe prioritetet nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane në lidhje me qështjet pronësore.
  • Rishikimi i ligjeve vendore dhe ndërkombëtare që rregullojne të drejtat pronësore dhe pronësinë e tokës.
  • Analizon ligjet, rregulloret dhe procedurat administrative në lidhje me regjistrimin e pronave dhe pronësinë e tokës /zbrasësit.
  • Përpilimi i raportit dhe analizimi i të dhënave të mbledhura gjatë punës në terren mangësitë, sfidat dhe barrierat specifike të identifikuara në procesin e regjistrimit të të drejtave pronësore për komunitetet rom,ashkali dhe egjiptian.
  • Prezantimi i raportit të ekspertizës nëpërmjet tryezave apo takimeve direkte për të avokuar për ndryshimin e politikave egzistuese, zhvillimin e reformave të reja ligjore dhe përmirësime administrative për të adresuar pengesat në regjistrimin e të drejtave pronësore me te cilat ballafaqohen banorët e komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian.
  • Rritja e ndërgjegjësimit midis politikëbërësve, zyrtarëve qeveritarë, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë për sfidat me të cilat përballen komunitetet rome, ashkali dhe egjiptian në aksesin e të drejtave pronësore.


4.2. Organizata do të jetë përgjegjëse per:

  • Mbështetje të ekspertit duke ofruar të dhënat e disponueshme dhe sigurimin e kontakteve të personave përgjegjës në institucione publike;
  • Caktimin e një personi kontaktues për të komunikuar me ekspertin e përzgjedhur.
  • Konsultime të vazhdueshme me konsulentin/ekspertin deri në finalizimin e produktit;

5. Detyrat, përgjegjësite dhe metodologjia.

Qasja e përgjithshme pritet të bazohet kryesisht në një përzierje të metodave cilësore për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, por duke përdorur strategji të dhënave sasiore të disponueshme për analizë dhe interpretim.

Eksperti pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, UA-ve, të dhënave ekzistuese statistikore, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për procesin e qeshtjeve pronesore, intervistave, etj.

Ndonjë metodë tjetër e rekomanduar nga eksperti është gjithashtu e pranueshme.

Procesi duhettë ndjekë hapate mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë përzgjedhjen e partnerëve të intervistës / strategjinë e mostres.Përfshin hulumtim dokumentacionesh nga zyra(deskresearch) dhe intervistat e informatorëve kryesorë me stafin kryesor të projektit, dhe me palët e interesit.

Vizitat në terren dhe me personat kompetent: Burimet primare të të dhënave dhe burimet dytësore të të dhënave përdorën për të gjeneruar informacionin e nevojshëm për analizë. Kryerja e mbledhjës së të dhënave parësore duke përdorur metoda të ndryshme të përcaktuara më sipër.

Eksperti do të bëjë prezentimin e gjetjeve kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin kryesor të organizatës. Pas finalizimit të raportit në bashkëpunim me organizatën do të organizohën tryeza për të prezantuar raportin tek instutucionet relevante dhe vendimarrëse.

Shkrimi i raportit: Dorëzimi i raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata. Procesi i mëpasshëm i hartimit mund të kalojë nëpër raunde shtesë reagimesh derisa të miratohet raporti përfundimtar. Përfundimet duhet të trajtojnë pyetjet e vlerësimit në TOR, duke marrë parasysh edhe gjetjet e papritura. Pritet që ekipi i hulumtimit të paraqesë rekomandime konkrete të cilat i adresohen palëve specifike të interesit. Eksperti duhet të të bëjë edhe prëzëntimin e raportit në institucione të ndryshme, sipas kërkesës së organizatës.

6. Pyetje kërkimore

Analiza pritet të sigurojëpërgjigjet por nuk kufizohet vetëm në pyetjet e mëposhtme:

Cila ështëbaza ligjore në fuqi sa i përket qeshtjes pronesore, banimit, ndërtimit, dhe dokumenteve për planifikim hapësinor dhe urban?

A parashihen në ndonjë dokument ligjor masa lehtësuese për zgjidhjën pronësore për grupet e margjinalizuar dhe mungesës së dokumenteve të pronave ku jetojnë?

Nesë po, cilat janë zbraztësitë ligjore që kufizojnë zgjidhjën e qeshtjës së pronës për këto grupe?

Nëse jo, cilat janë rekomandimet, hapat konkrete dhe mundësitë për masat lehtesuese per zgjidhjen e qeshtjës pronësore si proces?

Si ndikojnë problemet pronësore në projektet e transofmimit të vendbanimeve?

Cilat janë rekomandimet për zgjidhjen e këtyre cështjeve?

Cila është rëndësia e përfshirjës së masave lehtesuese për zgjidhjen e qështjeve pronësore në kornizë ligjore?

Rekomandimet konkrete për mundësinë e financimit të procesit të zgjidhjes së qeshtjës pronësore për grupet e margjinalizuara?

Cilat janë sfidat e identifikuara për komunitetet në zgjidhjën e cështjeve pronësore?

7. Produkti

  • Një raport fillestar që përmban dizajnin e hulumtimit dhe metodologjinë e projektimit (përfshirë kornizën e bashkangjitur kërkimore/matricën e hulumtimit);
  • Mjetet e mbledhjës së të dhënave;
  • Një raport vlerësimi përfundimtar që i përgjigjet objektivave dhe të paktën pyetjeve të analizës; struktura e tij do të miratohet si pjesë e raportit fillestar;
  • Analizë e plotë e të dhënaveku përdorën edhe grafikonet e ndryshme;
  • Prezantimi përfundimtar në Power Point i cili përmbledh përmbajtjen e raportit të vlerësimit/analizes.
  • Moderimin e tryezave për prezantimin e raportit.

8. Plani dhe buxheti

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës Maj 2024 deri me Nëntor 2024. Nëse detyrat e ndryshme bëhen nga i njëjti vlerësues, sugjerohet që fazat përkatëse në terren për detyra të ndryshme të kryhen paralelisht nga anëtarë të ndryshëm të ekipit.

9. Kriteret e perzgjedhjes

  • Aftësi të miraanalitike dhe konceptuale;
  • Përparësia ështëekperienca paraprake me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Përvojë pune minimum5 vjet nëhartimin e analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të mira në legjislaturën e fushës së banimit, planifikimit hapësnior dhe ndërtimit në Kosove;
  • Aftësi në hartim të dokumenteve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale.


10. Dokumentacioni i kërkuar/kushtet për aplikim

  1. Ofertë financiare e detajuar me planin e punës;
  2. Dokumente që dëshmojnë punën gjatë proceseve të legalizimit;
  3. Dokumente të hartuara nga që mbështesin punën paraprake në fushën e banimit;
  4. CV;
  5. Dy referenca;
  6. Çertifikatën e regjistrimit (vlenpër kompani).

11. Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e ndryshimit të ofertës në bazë të kërkesës derisa të merret vendimi përfundimtar;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës. Në rast se shërbimi do jetë sipas kërkesës së ekspertit, mund t’iu ofrohet edhe kontrata por duke mos ndryshuar çmimet e ofertës;

Mënyra e Aplikimit;

Oferta duhet të dërgohet online në e-mail adresën [email protected] .

Obligative - Ju lutem shënoni emrin e thirrjes në subjekt !

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 18.05.2024 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.