business

Menaxher i Shitjes

  • star Publikuar: 27-11-2023
  • star Skadon: 06-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Clastertech
Kategoritë Teknologji Informative - ICT, Shitje, Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1056

KONKURS

Clastertech Sh.p.k ka filluar punën në Kosovë nga viti 2010 dhe që nga viti 2020 ka hapur filialen edhe në Shqipëri.

Qëllimi i kompanisë tone është to ofrojë shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Duke parë trendin e rritjës në fushën e IT-së Clastertech synon të rritë kapacitetet teknike.

Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve

Clastertech Sh.P.K., shpall konkurs për Menaxher i Shitjes
Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher i Shitjes
Lokacioni: Prishtinë
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023
Numri I pozitave: 1 person

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

  • Të ketë njohuri solide për dokumente administrative;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi;
  • Te kete aftësi komunikimi shumë të mira me klientët, koleget, partnerët;
  • Të menaxhojë dhe të koordinojë me të gjithë dokumentacionin përkatës administrativ në mënyrë të pavarur dhe / ose në bashkëpunim me sektorë të tjerë brenda kompanisë;
  • Të përcjellë dhe të kryejë në mënyrë të vazhdueshme trajnimet dhe certifikimet e nevojshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë;
  • Te raportoj tek menaxhmenti
  • Pegadite dhe siguron dokumentacionin e kerkuar per prezantimin e projekteve dhe pronave te kompanise;
  • Bashkepunon ne menyre efektive me anetaret e ekipit, per te adresuar problemet dhe sfidat e shitjeve;
  • Mirëmbajtja e kontratave me klientët dhe kujdeset për rinovimin e tyre;
  • Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencialë;
  • Realizimin e aktiviteteve te shitjejs duke u fokusuar ne klientët e rinj ose ekzistues nëpërmjet prezantimeve të ndryshme, realizimin e demonstrimit të zgjidhjeve;
  • Bashkëpunon në zhvillimin e strategjive të shitjes;
  • Kryen detyra të tjera relevante, të caktuara nga hiriarkia e larte.

Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:

  • Diplomë universitare – ekonomi ose shkenca kompjuterike
  • Se paku 2 vite pervoje pune ne fushen e Teknologjise Informative
  • Të ketë njohuri te mire produkteve te Teknologjise Informative
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
  • Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
  • Clastertech ofron mundësi te zhvillimit të stafit

Puna ekipore

  • Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
  • Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
  • Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
  • Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
  • Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
  • Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV - in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]