Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:
2 MERCHANDISER – Rajoni i Anamoravës dhe Prishtinës
Merchandiser/e
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Pozicionimi i produkteve në kategori në përputhje me parimet e përcaktuara dhe parimeve të dukshmërisë dhe disponueshmërisë;
- Plotësimi dhe mirëmbajtja e stokut optimal në raft në lidhje me standardet FEFO, kujdesi për cilësinë e produktit (jetëgjatësinë) dhe pamjen e hapësirës së ekspozuar të produkteve;
- Mbajtja e regjistrave dhe raportimi për artikujt jashtë stokut (OOS);
- Vendosja dhe mirëmbajtja e POS materialeve për të përmirësuar dukshmërinë dhe për të rritur produktivitetin;
- Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
- Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
- Vendosja, kontrolli i cmimeve dhe raportimi i parregullsive të mundshme;
- Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
Kriteret:
- Diplomë e Shkollës së Mesme;
- Përvojë pune minimum 2-3 vite si Merchandiser/e apo Agjent/e të Shitjës në produkte Ushqimore dhe Pijeve apo produkteve të raftave.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Si të Aplikoni
Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected]. Afati i aplikimit është deri me datën 19 Dhjetor 2022 ora 17:00.