business

Psikolog / Sociolog

  • star Publikuar: 30-10-2023
  • star Skadon: 15-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Streha Jone
Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2072

Konkurs për psikolog / sociolog.

Bashkëpunëtori i kërkuar do të luaj rolin e këshilltarit apo terapistit, ai do të ndihmojë klientët të kapërcejnë problemet e tyre të natyrës emocionale (zemërimi, hidhërimi), depresionit, fobive, komplekseve, varësive, veseve, stresit, ankthit, problemeve në raporte me njerëz, probleme bashkëshortore, çrregullime psikosomatike, sjellje problematike dhe do të ndihmoj ata të përballen me situata të vështira duke përdorur një gamë të gjerë të trajtimeve psikologjike dhe sociale.

Profesionisti në fjalë mban seanca individuale, në çift apo në grup.

Gjatë seancave në grup dhe takimeve kokë më kokë, terapisti ndihmon njerëzit me të gjitha llojet e vështirësive, nga abuzimi i substancave dhe dhuna në familje deri tek stresi post-traumatik dhe çrregullimet e personalitetit.

Për punën e vet profesionisti mbanë shënime, ndjek përparimin e përdoruesve të shërbimit dhe përpilon raporte për menaxhmentin.

Ai/ajo administron studion, terminet dhe resurset e saja.

Ai/ajo përdor rrjetet sociale për të promovuar punën e vet dhe të ekipit.

Orari i angazhimit: minimalisht 20 orë në javë.

Vendi: Prishtinë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma në psikologji ose sociologji.
  • Aftësia për të këshilluar, diagnostifikuar, referuar dhe për të trajtuar klientët.
  • Përdorimi i mirë i teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale.
  • Njohja e gjuhës angleze.

Aftësitë:

  • Njohuri të psikologjisë
  • Njohuri të problemeve psiko-sociale të kontekstit Kosovar.
  • Aftësi këshilluese përfshirë dëgjimin aktiv dhe një qasje jo-gjykuese.
  • Aftësitë e shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit.
  • Aftësia për të kuptuar reagimet e njerëzve
  • Ndjeshmëria dhe mirëkuptimi për palët
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal
  • Durim dhe aftësi për të qëndruar i qetë në situata stresuese.
  • Shijimi i punës me njerëz të tjerë
  • Të jetë në gjendje të përdorë një kompjuter dhe paketat kryesore të programeve me kompetencë profesionale.

Avantazhet:

  • Niveli master.
  • Edukimi i kryqëzuar nga fushat e tjera.
  • Licensa e Psikologut Klinik.
  • Çertifikime të disiplinave të fushave relevante.
  • Aftësia për të shkruar projekt propozime ose për të drejtu projekte.
  • Përvoja.

Data e mbylljes se konkursit: 15 Nentor 2023.

Aplikimet bëhen vetëm në formën që ndodhet në këtë vegëz, aplikimet në forma të tjera nuk do të trajtohen.

https://forms.gle/QCuokvBVvBP2jMeP9

Kontakti: 046 550 055.

* Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë.