Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Asistent Menaxher/e
LOKACIONI: DRENAS
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Menaxhon punët dhe përkujdeset që dyqani i shitjes të jetë në përputhshmëri me udhëzimet e kompanisë,
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Përgjegjës për trajnimin dhe aftësimin e punonjësve të rinjë;
- Përgjegjës për procesin e barazimit të arkës në baza ditore;
- Procesi i pranimit te pagesave ne Pos dhe Cash;
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkelqyeshme komunikuese;
- Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Bonuse në shitje;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-ne permes sistemit Apliko këtu.
- Afati për aplikim deri me datë: 30.11.2024
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu