Brand Manager – HARTMANN
Kompania Medical Group si përfaqësuese ekskluzive e brandit HARTMANN për tregun e Kosovës, shpall konkurs për pozitën Brand Manager – HARTMANN, një pozitë profesionale dhe strategjike në kuadër të departamentit të shitjes dhe Marketingut, me fokus në menaxhimin dhe zhvillimin e portofolios së produkteve medicinale të brandit HARTMANN në tregun Kosovar. Pozita kërkon kandidat me përgatitje të avancuar akademike në Farmaci, Mjekësi, Infermieri, Shkenca Shëndetësore, Marketing ose Ekonomi, si dhe përvojë të dëshmuar profesionale në sektorin farmaceutik, medical devices ose produkte medicinale.
Profili profesional kërkon njohuri të thelluara mbi institucionet dhe shërbimet shëndetësore në Kosovë, menaxhimin e produkteve medicinale dhe bashkëpunimin me institucione shëndetësore, spitale, klinika dhe farmaci. Kandidatët me eksperiencë në Programin e gjelbërt steril, wound care, materiale sterile per plagë, inkontinencë dhe produkte tjera spitalore do të kenë përparësi. Pozita përfshin zhvillimin e strategjive të marketingut dhe shitjes, organizimin e prezantimeve profesionale për personel shëndetësor, analizimin e tregut, dhe konkurrencës, si dhe mbështetjen e aktiviteteve komerciale të kompanisë.
Kandidati ideal duhet të posedojë aftësi të mira analitike, komunikuese dhe komerciale, profesionalizëm në komunikim njohuritë në Excel dhe PowerPoint, si dhe patentë shoferi të kategorisë B, konsiderohen të domosdoshme.
Kompania ofron ambient dinamik pune, mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme, pagë konkurruese dhe mundësi bashkëpunimi me brende ndërkombëtare dhe produkte cilësore. Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në s’bashku me një letër motivuese në email adresën [email protected], konkursi mbetet i hapur deri më datën 14 Qershor 2026.
Apliko shpejtë përmes sistemit!