Brand Manager Humana Baby Food
Kompania Medical Group si përfaqesuese ekskluzive e brandit Humana shpall konkurs për pozitën Brand Manager – Humana në Kosovë, një rol strategjik në kuadër të departamentit të Shitjes & Marketingut, i fokusuar në zhvillimin profesional të brendit dhe rritjen e prezencës së tij në tregun Kosovar. Pozita kërkon profil profesional me përgatitje universitare në Marketing, Ekonomi, Farmaci, Menaxhment, shkenca Mjekesore ose fusha të ngjashme, si dhe përvojë të dëshmuar në marketing, shitje ose menaxhim të brendeve, me përparësi në sektorin farmaceutik, produktet nutritive, dhe produktet për foshnje.
Kandidati ideal duhet të posedojë njohuri të avancuara të tregut farmaceutik dhe retail në Kosovë, aftësi analitike, komunikim profesional, negocim dhe orientim të lartë drejt rezultateve. Roli përfshin hartimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut dhe shitjes, analizën e tregut dhe konkurrencës, menaxhimin e aktiviteteve promovuese, si dhe bashkëpunimin me partnerë komercialë, farmaci dhe rrjete retail. Njohuritë në MS Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint, si dhe patentë shoferi i kategorisë B konsiderohen të domosdoshme.
Kompania ofron ambient dinamik pune, mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme, pagë konkurruese dhe mundësi bashkëpunimi me brende ndërkombëtare dhe produkte cilësore. Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në s’bashku me një letër motivuese në email adresën [email protected] , konkursi mbetet i hapur deri me datën 14 Qershor 2026
Apliko shpejtë përmes sistemit!