business

EKSPERT/KOMPANI PËR SHTIMIN E KAPACITEVE MONITORUESE TË OJQ-VE LOKALE

  • star Publikuar: 16-06-2023
  • star Skadon: 30-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 35446

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR SHTIMIN E KAPACITEVE MONITORUESE TË OJQ-VE LOKALE

Ofertim për krijimin e modulit të trajnimeve për OJQ_të lokale, në shtimin e kapaciteve në monitorim & llogaridhënje të autoriteteve lokale/komunave ju veprojn;

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv
z.Isak Skenderi__________________

Nënshkrimi

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1. KONTESTI I NDËRHYRJES

Numri i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë vazhdon të rritet çdo vit, deri në këtë vit, ministria kompetente ka regjistruar mbi 10.000 organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Në studimin e bërë nga (KCSF), vetëm një pjesë e vogël e organizatave të regjistruara afër 1,000 janë aktive nga aspekti financiar dhe ai programorë.

Duke marrë parasysh problematikat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivel lokal, angazhimi i OJQ-ve lokale në monitorimin e politikave si dhe kërkimin e llogaridhënies ndaj autoriteve lokale, që për këtë arsye është e nevojshme ngritja e kapaciteteve të tyre në avokim, politikëbërje.

Projekti parashikon të punojë në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale, duke u bazuar në nevojat që këto OJQ kanë, në misionin e punës së tyre si dhe në fushën e avokimit, kërkimin e llogadhinjës dhe monitorimit të autoriteve lokale, në komunat ku veprojn.

Prandaj, organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve avokuese, monitoruese dhe të nevojave profesionale të 9 OJQ-ve lokale, në 8 komuna të Kosovës.

1.1 QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi kryesor i këtij intervenimi është fuqëzimi profesional i OJQ-ve lokale për t'u angazhuar në monitorimin dhe procedurat e sigurimit të cilësisë për të siguruar efikasitetin dhe llogaridhënien e politikave të përfshirjes sociale, jo-diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara, i ndarë në disa regjione të Kosovës.

OJQ-të lokale, në shumicën e rasteve janë të përjashtuara nga proceset e ndryshme, vendim-marrëse nga autoritet lokale, si dhe në anën tjetër autoritet lokale nuk janë llogaridhënese ndaj këtyre OJQ-ve, anadaj përmes këtij intervenimi, kemi qëllim të rrisim këtë bashkëpunim dhe koordinimin ne mes të OJQ-ve dhe autoriteteve lokale.

Në mënyrë që të rritet efikasiteti, efektiviteti dhe cilësia në OJQ-të lokale dhe autoriteve lokale, projekti do të angazhojë ekspert/kompani për trajnimin e stafit të OJQ-ve të targetuara për të shtuar shkathtësitë dhe aftësitë avokuese dhe monitoruese.

Konkretisht, eksperti/kompania do të zhvillojë module të trajnimeve që janë të nevojshme për OJQ-të e targetuara si dhe për monitorimin dhe rritjen e llogaridhenjës të autoriteteve lokale.

Objektivat kryesore të intervenimit janë si në vijim:

  • Përgatitja dhe ofrimi i moduleve të trajnimeve, metodologjisë dhe përmbajtjes së trajnimit në formë individuale për OJQ-të;
  • Fuqizon dhe rrit kapacitetet e stafit të OJQ-ve lokale për rritjen e efikasitetit, efektivitetit për monitorimin dhe rritjen e llogaridhenjës të autoriteteve lokale;
  • Ofron zgjidhje për sfidat dhe ofron metoda inovative për OJQ-të në rritjen e monitorimit dhe rritjen e llogaridhenjës të autoriteteve lokale;

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Intervenimi do të ketë për fokus stafin e 9 OJQ-ve lokale të cilët njohuritë e fituara gjatë trajnimit do t’i shfrytëzojnë për rritjen e monitorimit të Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022/26, konkretisht Objektivës Strategjike 5, politikave për komunitetet, buxhetit vjetor, planeve vjetore dhe kërkimin e llogaridheniës nga autoritetet lokale, si dhe objektivave tjera të nevojshmë për punën e tyre.

3. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Qasja e ekspertit/kompanisë pritet të bazohet në takime/intervista individuale me përfaqësues/drejtor të OJQ-ve në krijimin e moduleve të trajnimeve, kuptimin e nevojave për intervenim të OJQ-ve, nevojat për shtimin e kapaciteteve në fushat e kërkuara nga OJQ-të,

mentorimit individual të secilës OJQ përfituese, si dhe përpilimin e raportit përfundimtarë me të gjeturat gjatë punës me OJQ-të.

Eksperti/kompania duhet të planifikoj, që angazhimi maksimal, të jetë deri në 20 ditë në total të procesit të punës me OJQ-të.

Eksperti/kompania gjithashtu duhet dhënë shembujt dhe modalitetet më të mira për monitorimin dhe rritjen e cilësisë së punës të OJQ-ve përfituese.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet si fitues i ofertës.

Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë materialet e nevojshme për trajnimin me OJQ-të.

Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/kompania do të organizojnë vizita/intervista me OJQ-të, në mënyrë që të kuptoj nevojat e intervenimit të punës, të dhëna këto që do i përfshijë në modulin e trajnimit.

Eksperti/kompania do të organizojnë punëtori njëditore ku gjetjet kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin e OJQ-ve përfituese, si dhe përpilimin e draftit të parë me raportin e të gjeturave nga vizitat/intervistat me OJQ-të.

Shkrimi i raportit: Pas trajnimit duhet të bëhet dorëzimi i draft raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata dhe gjithashtu pritet të paraqesë rekomandime konkrete për nevojat dhe mundësitë për trajnime në lidhje me këtë temë për OJQ-të.

4. PYETJE KËRKIMORE

1. Cilat janë sfidat e OJQ-ve të cilat ndikojnë në monitorimin dhe kërkimin e llogaridhënies ndaj institucioneve lokale?
2. Trajnimet e nevojshme për monitorimin efektiv dhe avokimin ndaj institucioneve?
3. Metodologjia që OJQ-të duhet të ndjekin për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e punës së tyre në raport me institucionet lokale?
4. Rekomandimet dhe hapat e metutjeshëm për OJQ-të?

5. PRODUKTI

Si produkt final, kërkohet plani i trajnimeve, trajnimet dhe raportet e monitorimit në mënyrë që OJQ-të të kenë zhvilluar kapacitetet e tyre.

Këto OJQ, të jenë aktive në monitorim dhe kërkim të llogaridhënies ndaj autoriteteve lokale, në komunat së ku veprojn dhe punojnë.

  • Një përshkrim fillestar i nevojave te OJQ-ve;
  • Moduli i trajnimit për OJQ-të;
  • Një përshkrim i detajuar të metodologjisë/plani i punes së trajnimit duke përfshirë materialet e trajnimit që do të përdoren dhe raporti nga vizitat monitoruese;
  • Rekomandime specifike për secilën OJQ përfituese me të gjeturat nga sesionet mentoruese;
  • Një raport vlerësimi përfundimtare për ngritjen e kapaciteteve te OJQ-ve;

6. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim, megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës (qershor - shtator 2023). OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i pergjigjen kërkesave të lartë përmendura.

7. KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Të paktën 5 vite përvojë pune me organizata të shoqerisë civile dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në monitorim, avokim dhe llogaridhënie;
  • Aftësi te mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Përvojë pune me organizata që punojne në fushën e te drejtave te njeritut;
  • Sukses i treguar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve te OJQ-ve lokale;
  • Njohuri për komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë dhe çështjet me të cilat ballafaqohen janë një vlerë;
  • Njohja e gjuhës serbe;

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën [email protected]

  • CV;
  • Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;
  • Kopje të nivelit arsimor dhe çertifikatave profesionale;
  • Dëshmi të punës paraprake me organizata të shoqërisë civile apo trajnime në fushat e kërkuara;
  • Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;
  • Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani);

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]. Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës së Punës për Espert/Kompani për Shtimin e Kapaciteteve Monitoruese të OJQ_ve Lokale” në subjekt. Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 30 Qershor 2023 në ora 16:00. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.