Përshkrimi
ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.
ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:
Produkt Menaxher
Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:
- Bachelor Degree në Shkenca Kompjuterike, si Inxhinieri Kompjuterike, Elektronike apo të ngjashëm;
- Njohuri të mira në IT;
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune në pozita të ngjashme, e preferueshme në fushën e teknologjisë;
- Aftësi të mira organizative;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në shkrim dhe komunikim;
- Aftësi të mira për të punuar në grup.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Njeh gamën e produkteve, specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade;
- Njeh produktet konkurrente në treg dhe avantazhet apo disavantazhet e tyre. Krahason specifikat teknike, çmimet etj, me produktet tona;
- Bashkëpunon me furnitorët në përzgjedhjen e produkteve në funksion të zgjidhjes së ofruar të klientëve;
- Njeh të gjitha veglat e ofruara (portals, configurator tools etj) nga furnitorët e pajisjeve për të krijuar ofertë të kompletuar teknike dhe financiare;
- Njeh nivelin e çmimeve të produkteve të tij në tregun vendas;
- Në bashkëpunim me stafin e shitjes të mbledhë kërkesat e klientëve dhe të përgatisë materiale sqaruese dhe prezantuese, mbi produkte ekzistuese dhe të reja në interes të klientit apo të procesit të shitjeve;
- Të ofroj suport pre dhe post sales (të natyrës informuese dhe këshilluese);
- Të kryejë me përpikmëri çdo detyrë të posacme që i ngarkohet nga superiori dhe të raportojë në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre;
- Njeh mirë sistemin e kodifikimit të produkteve;
- Bashkëpunon me departamentin e importeve për një ecuri normale të kohës së furnizimit;
- Të njohë dhe zbatojë me përpikmëri procedurat operacionale, Instruksione Pune dhe rregulloret e punës të lidhura me postin;
- Është përgjegjës të përgatitet dhe të marrë certifikimet që kompania i ngarkon.
Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:
- Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
- Orari i rregullt i punës;
- Pagë konkurruese në treg;
- Sigurim Shëndetësor;
- 20 ditë pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi;
- Transport të organizuar për punonjësit Prishtine – Kompani;
- Mundësi për zhvillim profesional.
Ju lutem, të specifikohet pozita në subject kur te aplikoni!
Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV-in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Konkursi ngelet i hapur deri më: 08.12.2022