
SHPALLJE
Thirrje për të Ofertuar për Shërbime Mbledhjes së të Dhënave
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të mbledhjes së të dhënave. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.
Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit.
- Të paktën pesë (5) vjet përvojë në hartimin e anketave dhe metodologji të mbledhjes së të dhënave, e preferueshme të kete fokus në vlerësimin e ndikimit.
- Përvojë e dëshmuar në hartimin e pyetësorëve dhe mbledhjen e të dhënave, mundësisht në sektorin financiar. 3 kontrata (përfshirë metodologjinë dhe pyetësorin) të kompleksitetit të ngjashëm në 5 vitet e fundit. Referencat për këto 3 kontrata të përfunduara.
- Njohuri të fortë i sektorit të NMVM-ve dhe çështjeve të përfshirjes financiare në Kosovë.
- Aftësi në mjetet e menaxhimit të të dhënave.
- Deklaratë nën betim (shkarkoni nga https://fondikgk.org/mundesi-partneriteti/ )
Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.
Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.
Afatet janë si më poshtë:
- Afati i fundit për të kërkuar RFP: 21 tetor 2025 në orën 15:00
- Afati i paraqitjes së pyetjeve: 28 tetor 2025 në ora 15:00
- Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 4 nëntor 2025 në ora 15:00
KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] .
Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:
- Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
- Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
- Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.