PREMIUM +
business

Mjek/e – Mundësi punësimi në Gjermani


Ruaj
  • star Publikuar: 30-01-2026
  • star Skadon: 02-03-2026
Kompani Hr Partners
Kategoritë Mjekësi
Vendi i punës Frankfurt

Kompania: Spitale/klinika në Frankfurt (punësim i përhershëm)
Vendndodhja: Frankfurt, Gjermani

Përshkrimi i rolit

Kërkojmë mjekë për pozicione të përhershme në institucione shëndetësore në Frankfurt. Pozicionet mund të jenë në specializime të ndryshme, varësisht nga profili dhe përvoja e kandidatit.

Detyrat kryesore

  • Vlerësim, diagnostikim dhe trajtim i pacientëve sipas protokolleve
  • Bashkëpunim me ekipin klinik dhe raportim mjekësor
  • Dokumentim i rasteve dhe komunikim me pacientët/familjarët
  • Pjesëmarrje në turne/rojë (nëse kërkohet)
  • Respektim i standardeve klinike dhe të sigurisë së pacientit

Kërkesat (gjuhë dhe dokumentacion)

  • Diplomë në Mjekësi + dokumentacion profesional
  • Gjermanisht minimum B2 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite); preferohet C1 “Fachsprache”
  • Përvojë pune/specializim (ndikon në pozicion dhe pagë)
  • Gatishmëri për procesin e Anerkennung / Approbation (njohje/licencim në Gjermani)

Paga (bruto, mujore – pas përfundimit të njohjes në Gjermani)

€4,500 – €7,000 (varësisht nga specializimi dhe përvoja)

Dokumentet e detyrueshme

  • Diplomë e Mjekësisë + transkript i plotë (university diploma & full transcript)
  • Certifikatë gjuhe B2 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)

Dokumente shtesë (të dobishme):

  • Përshkrim i detajuar i lëndëve/kurrikulës universitare
  • Evidenca të praktikës/punës spitalore, referenca/rekomandime

Çfarë ofrohet

  • Kontratë e përhershme te punëdhënësi në Gjermani
  • Mbështetje e strukturuar për njohjen e diplomës/licencimit
  • Mbështetje për vizë dhe relokim
  • Udhëzim hap-pas-hapi gjatë procesit
  • Kandidatët nuk paguajnë tarifë – kompensimi bëhet nga punëdhënësit/klientët në Gjermani

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu