PREMIUM +
Kompania: Qendra rehabilitimi / klinika / spitale
Vendndodhja: Frankfurt, Gjermani
Përshkrimi i rolit
Po rekrutojmë fizioterapistë/e për pozicione të përhershme pune në Gjermani. Roli përfshin vlerësim funksional, trajtime terapeutike dhe plan rehabilitimi për pacientë, me standardet profesionale të tregut gjerman.
Detyrat kryesore
- Vlerësim i gjendjes funksionale dhe planifikim i terapive
- Kryerje e seancave të fizioterapisë (individuale / sipas protokolleve)
- Dokumentim i progresit dhe komunikim me ekipin mjekësor
- Edukim i pacientit për ushtrime dhe parandalim
- Respektim i standardeve të higjienës dhe sigurisë në punë
Kërkesat
- Diplomë në Fizioterapi
- Gjermanisht minimum B1 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
- Përvojë pune (avantazh, jo gjithmonë e domosdoshme)
- Aftësi komunikimi dhe qasje profesionale ndaj pacientëve
Paga (bruto, mujore – pas përfundimit të njohjes në Gjermani)
€2,600 – €3,800
Dokumentet e detyrueshme
- Diplomë / certifikatë e kualifikimit në Fizioterapi
- Certifikatë gjuhe B1 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
Çfarë ofrohet
- Punësim i sigurt dhe mundësi zhvillimi profesional
- Mbështetje për njohjen e kualifikimit (Anerkennung)
- Mbështetje për vizë dhe relokim (kur obligohet)
- Koordinim i plotë nga ekipi i partnerit në Gjermani
- Aplikimi dhe shërbimi për kandidatët është falas, sipas rregullimit ligjor
Apliko shpejtë përmes sistemit!