business

Analist/e Kreditor

  • star Publikuar: 06-10-2023
  • star Skadon: 16-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë
Shikime 2610

Konkurs për vend pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Pozita: Analist/e Kreditor
Vendi: Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të Kredive dhe në Institucion;

Kualifikimet

  • Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
  • Përvojë e punës në Institucione Financiare;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;


Si të aplikoni?
Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i fundit për aplikim: 16/10/2023