business

Ofertë për Sallë - Prishtinë

  • star Publikuar: 26-03-2025
  • star Skadon: 25-04-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 219

Ftesë për Ofertë

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuara për: Ofertë për Sallë, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, dhe takimeve në kuadër të aktiviteteve të të gjithë projekteve si dhe të projektit YEEP2. Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim: Sallë Trajnimi

  • Salla e cila ka kapacitet për përafërsisht 20-30 persona
  • Salla të jetë e përshtatshme për punë në grupe, session plenar apo formate tjera
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë trajnimit
  • Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave
  • Dreka për pjesëmarrës: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë.

Salla duhet të jetë e pajisjur me:

  • Internet të shpejtë;
  • Projektor;
  • Tabelë për mbajtjen e letrave (flipchart)
  • Mundësi për printim (e preferuar)

Salla duhet të jetë me lokacion në Prishtinë dhe jo më larg se 10 km nga qendra e Prishtinës

Dokumentet e nevojshme:

1. Qertifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI

2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh

3. Oferta financiare e ndarë me cmime për njësi: sallë, ujë, kafe dhe drekë

4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim:

1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë

2. Pas plotësimit të kritereve - Çmimi më i lirë

Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes se Ftesës për Ofertë.

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “Sallë për trajnime”.

Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 25.04.2025 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00