
Në përputhje me dizpozitat e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, Ligjit Nr.08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe Statutin e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme me nr. prot. 842/25 dt.05.02.2025 dhe bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues Nr.93-BD/2025 dt. 04.09.2025 Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
(PËR VEND TË LIRË PUNE)
Titulli i punës: Zyrtar/e për Financa dhe Administratë i/e Odës së Arkitektëvetë Republikës së Kosovës
I raporton: Drejtorit Ekzekutiv të Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës.
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet (me mundësi vazhdimi)
Niveli i pagës: 750 EURO,
Orari i punës: 40 orë punë në javë
Pozita e kërkuar: 1
Afati kohor i aplikimit: 08.09.2025 – 23.09.2025
Institucioni: Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Ofron mbështetje administrative për organet dhe anëtarët e Odës;
- I përgjigjet kërkesave legjitime dhe nevojave të anëtarëve të Odës, si dhe mbështet kryerjen në mënyrë profesionale, cilësore dhe të përgjegjshme të detyrave të organeve të Odës të përcaktuara me Ligjin në fuqi, statutin dhe aktet tjera të Odës;
- Kryen detyra të përditshme administrative të Odës;
- Kujdeset për të hyrat dhe shpenzimet e Odës;
- Raportimi financiar sipas kërkesës;
- Mirëmbajtjen e Regjistrave të Odës;
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Bordi Drejtues.
- Raportimi dhe krahasimi i shpenzimeve aktuale me ato të planifikuara;
- Barazimi i transaksioneve ditore, mujore dhe vjetore; dhe raportimin e tyre në baza mujore te Drejtori Ekzekutiv;
- Pagesat bankare si fatura, paga, qira, taksa, kontribute pensioni dhe transaksione të tjera sipas nevojës;
- Përgatitja e proceseve të prokurimeve për nevojat e Odes.
- Përgatitja e pasqyrave financiare;
- Përgatitja e raporteve aktuale financiare për Bordin Drejtues;
- Shqyrtimi dhe zbatimi i rregulloreve dhe legjislacionit financiar të aplikuar në vend;
- Mbeshtetja e administratës ne organizime te ndryshme te Odes;
Kërkesat e përgjithshme për punësim:
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Gjuhët;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme);
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale për të cilën ekziston një vendim i formës së prerë;
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë: Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme;
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tre (3) vite përvojë pune profesionale
- Shkathtësitë kompjuterike: Aftësi për të punuar në aplikacionet Microsoft Office dhe software kontabiliteti etj;
- Kualifikimi profesional si Kontabilist i Certifikuar: konsiderohet përparësi.
Kërkesa të përgjithshme (Njohuri, Aftësi, Cilësi, Kompetenca)
- Profesionalizëm;
- Aftësi të larta organizative;
- Menaxhim i performancës;
- Gjykim dhe vendimmarrje;
- Orientimi në rezultat;
- Komunikimi efektiv dhe puna ekipore;
Dokumentacioni obligativ që duhet bashkangjitur aplikimit:
- Aplikacioni për Punësim (formati i OARK-së) bashkangjitur konkursit;
- Biografia (CV) (CV-ja duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës së aplikantit);
- Kopje të diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimor të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar;
- Vërtetim për përvojën e punës/certifikatë e lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, e cila përcakton pozicionin e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozicion.
- Letër motivimi;
- Kopje e letërnjoftimit/pasaportës ( me afat);
- Vërtetim nga gjykata se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e dhënies;
- Deklarata nën betim (formati i OARK-së bashkangjitur konkursit);
- Dëshmi të certifikuara të trajnimeve profesionale të ndjekura për Kontabilitet dhe Prokurim Publik;
Kriteret e vlerësimit:
- Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kushtet pas vlerësimit të Dokumentacionit nga Komisionit Vlerësues bazuar në Kërkesat e Konkursit dhe të cilët bëhen pjesë e listës së ngushtë, do të njoftohen dhe ftohen t’i nënshtrohen vlerësimit përmes intervistimit.
- Njoftimi mbi Kandidat-in/en i/e suksesshëm-e bëhet në web faqe të MMPHI-së Direktoriumin e ODËS SË ARKITEKTËVE: https://mmphi.rks-gov.net/LicensingProgram/LicensingProgram?type=1101 dhe në faqet zyrtare të OARK-së në Facebook, LinkedIn e Instagram.
- Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre dhe personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për përfaqësim proporcional, siç është specifikuar në Ligj.
- Aplikacionet e dorëzuara pas afatit ose ato të pakompletuara nuk do të pranohen dhe nuk do ti nënshtrohen vlerësimit nga Komisioni Vlerësues.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet vetëm fizikisht në adresën OARK:
Kompleksi Rilindja,
Kontejneri Nr.3, Zyra Nr. 212
10000 Prishtinë, Kosovë
Ju lutem shënoni në Zarfën e mbyllur:
Aplikim për Pozitën: Zyrtar-e për Financa dhe Administratë të OARK-së .
- Vërejtje: Aplikacioni juaj është i vlefshëm nëse merrni mbrapa një Kopje të Aplikacion për Punësim (formati i OARK-së - bashkangjitur) të plotësuar dhe nënshkruar nga ju dhe Protokoluar nga Administrata e OARK-së!
Deklaraten nën betim dhe për fletë aplikacionin për punësim mund ta shkarkoni KËTU
Për info dhe sqarime shtesë mund të na Kontaktoni në:
Tel: +38338606708
E_mail: [email protected]