Kompani
Infosoft Systems SH.P.K.
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
63
Pozita Vakante: Specialist/e Ofertimi
Kompania: Infosoft Systems Prishtinë sh.p.k.
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Infosoft Systems Prishtinë sh.p.k. është një kompani lidere në industrinë e teknologjisë dhe integrimit të sistemeve, e cila ofron zgjidhje të avancuara për klientë të sektorëve të ndryshëm. Në kuadër të zgjerimit të stafit, jemi në kërkim të një Specialisti/e të Ofertimit për të përforcuar ekipin tonë professional.
Përgjegjësitë Kryesore të Punës:
- Përgatitja dhe menaxhimi i plotë i procesit të ofertimit, nga identifikimi i kërkesave të klientit deri te dorëzimi i dokumenteve përfundimtare.
- Zbatim rigoroz i legjislacionit dhe rregulloreve të prokurimit publik dhe privat.
- Administrimi profesional i platformës së e-prokurimit dhe mjeteve të tjera digjitale për ofertim.
- Organizimi i proceseve të punës për të siguruar realizimin e ofertave brenda afateve dhe standardeve të përcaktuara.
- Bashkëpunimi i ngushtë me menaxhmentin dhe departamentet tjera për përmirësimin e procedurave dhe procesit të punës.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në një nga fushat: Drejtësi apo fusha të ngjashme relevante.
- Eksperiencë e mëparshme në pozita të ngjashme (e preferueshme).
- Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike si Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.
- Aftësi të forta analitike dhe të menduarit kritik për të interpretuar dhe përgatitur dokumente komplekse të tenderëve.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar me orare të zgjatura, sipas kërkesave të projektit.
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
Përfitimet e Ofruara:
- Pagë konkurruese dhe paketë përfitimesh sipas standardeve të tregut.
- Sigurim shëndetësor për punonjësit.
- Pushim vjetor 20-ditor, përfshirë të gjitha pushimet zyrtare sipas legjislacionit.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të avancuara.
- Ambient pune dinamik dhe ekip profesional.
Aplikoni tani:
Dërgoni CV-në dhe dokumentacionin përkatës në adresën e emailit: [email protected]
Afati i aplikimit: 30 Janar 2023
Për më shumë informacione rreth pozitës, na kontaktoni në adresën e lartpërmendur.