business

Ftesë për Ofertë: Hapësirë/ Sallë/ Akomodim

  • star Publikuar: 26-03-2025
  • star Skadon: 25-04-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan
Shikime 276

Ftesë për Ofertë

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuara për: Hapësirë/ Sallë/ Akomodim, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, dhe takimeve në kuadër të aktiviteteve të të gjithë projekteve të Organizatës.

Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për, zhvillim professional të punonjësve, punëtori me fëmijë, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Aktivitetet planifikohet të organizohen në njërin nga qytetet si: Pejë, Prizren, Gjakovë ose Gjilan.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Për aktivitetet në fjalë duhet të përfshihet:

Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete deri 30 pjesëmarrës (me akomodim kryesisht në dhoma teke)

  • Salla duhet të ketë projektor, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, e preferuar mundësi printimi.
  • Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndricim dhe qetësi
  • Akomodimi me mëngjes në dhoma teke, dyshe dhe treshe
  • 2 shishe ujë dhe 2 kafe gjatë punëtorisë
  • Dreka (supë, sallatë, pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije joalkoolike
  • Darka (supë, sallatë, pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije joalkoolike

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për:

1. Akomodimi me mëngjes për person dhomë njëshe

2. Akomodimi me mëngjes për person dhomë dyshe

3. Akomodimi me mëngjes për person dhomë treshe

4. Dreka me një pije joalkoolike për person (të bashkangjitet menyja)

5. Darka me një pije joalkoolike për person (të bashkangjitet menyja)

6. 1 Kafe

7. 1 Shishe e vogël ujë

8. Salla për një ditë pune

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI

2. Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH

3. Çmimet për njësi sipas specifikacionit

4. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 25.04.2025 në email adresën: [email protected]