business

Junior– Departamenti i Financës

  • star Publikuar: 14-06-2023
  • star Skadon: 27-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 19085

SIGAL LIFE:, shpall konkurs per poziten:: "Junior– Departamenti i Financës”.

Detyrat kryesore:

  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare që lidhen me pagesa të klientëve dhe dëmeve në baza ditore.
  • Kontrollimi dhe saktësimi i veprimeve kontabël të policave të shitura.
  • Përgaditja e kartelave financiare
  • Përgaditja dhe analiza e raportit të debitorëve.
  • Përgaditja e pagesave te faturave,pagave dhe shpenzimeve të tjera te kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së Menaxhmentit.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidati/ja duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgaditja e lartë arsimore diplomë ,
  • Niveli i parë, teknik kontabiliteti SCAAK ( e preferuar)
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze,
  • Njohje e Microsoft excel dhe aftesi në analizimin e të dhënave

Përveç kushteve të veçanta, kandidati/ja duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi,
  • Të jenë të aftë për punë në ekip,
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Diploma, çertifikime dhe trajnime relevante
  • Referenca te mëparshme

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt te shkruhet: “Aplikim per poziten: "Junior – Departamenti i Financës”.

Konkursi është i hapur deri me datën 27.06.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.