business

Dreitor i Qendrës së Shëndetit Mendor (8)

  • star Publikuar: 11-10-2024
  • star Skadon: 08-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 8
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Shtime
Shikime 1926

Në bazë të nenit 79 paragrafi 2 nenit 80 nenit 81 dhe nenit 82 paragrafi 1 të Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë, në mbështetje nenit 25 të Statutit të SHSKUK, Sektori i Burimeve Njerëzore të SHSKUK-së, shpallë këtë :

K O N K U R S

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)

Titulli i vendit të punës:

1. Drejtor Qendrës për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik Shtime.

2. Dreitor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Prishtinë.

3. Drejtor i Qendrës se Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Mitrovicë.

4. Dreitor i Qendrës se Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Pejë.

5. Drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Prizeren.

6. Drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Gjakovë.

7. Dretor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Gjilan.

8. Dreitor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Ferizaj.

Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së

Kohëzgjatja e kontratës: katër (4) vjet

Periudha provuese: 1/5 e kohëzgjatjes

Koeficienti i pagës: H3 -13.0 sipas Ligjit të Pagave Nr.08/L-196

Orari i punës: i plotë (40 orë ne javë)

Nr. i Referencës: SHSKUK-08/2024-10/8

__________________________________________________________________________________

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheq me punët operative dhe administrative te njësisë organizative të SHSKUK-së;
  • Koordinon aktivitetet e gjithëmbarshme shëndetësore, financiare dhe administrative të njësisë
  • Monitoron përformancën profesionale dha afarizmin financiar të njësisë;
  • Mbikëqyr zbatimin e përzgjedhjes së shefave dhe stafit tjetër menaxhues në njësinë organizative në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi;
  • Siguron transparencën ligjore të punës dhe veprimtarisë në njësi;
  • Merr pjesë në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së;
  • Ushtron veprimtarinë e tij në bazë të Ligjit për Shëndetësi, ligjeve tjera në fuqi, akteve të brendshme të SHSKUK-së;
  • Bën vlerësimin e përformancës individuale të stafit menaxherial të njësisë;
  • Siguron udhëheqje efektive dhe efikase të njësisë, zbaton politikat e Ministrisë së Shëndetësisë;
  • Ofron alternativa, udhëzime dhe orientime strategjike të zhvillimit të shërbimit shëndetësor në nivel të SHSKUK-së;
  • Siguron funksionimin e strukturës efikase menaxhuese brenda njësisë dhe në mënyrë të qartë identifikon nivelet e përgjegjësisë dhe obligimet brenda njësisë;
  • Siguron zhvillimin e të gjitha procedurave dhe politikave të domosdoshme administrative për menaxhimin efikas dhe efektiv në njësi;
  • Siguron sistemin e rishikimit të brendshëm efektiv duke përfshirë ankesat dhe çështjet legale të bazuara në procedura ligjore, si dhe mundëson raportimin zyrtar të rezultateve;
  • Siguron implementimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve përmirësuese nga raportet e pranuara nga mbikëqyrja e jashtme dhe e brendshme;
  • Është nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të drejtorit dhe stafit nën menaxhimin e tij, implementimi i dokumenteve strategjike të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së, si dhe raportimi lidhur me implementimin e tyre;
  • Siguron procesin e revizionit efektiv në institucion dhe revizione periodike në mënyrë të vazhdueshme, ndan rezultatet, zbaton dhe mbikëqyr veprimet përmirësuese;
  • Siguron përgatitjen e planit vjetor të punës, diskutimin e tij dhe harmonizimin me Drejtorin e Përgjithshëm dhe përmes tij me Bordin Drejtues të SHKUK-së;
  • Siguron zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e planit të punës të njësisë;
  • Siguron se institucioni ka përgatitë strategjinë e shërbimit që pasqyron direktivat e strategjisë së përgjithshme shëndetësore të SHSKUK-së;
  • Siguron zhvillimin e imazhit pozitiv të brendshëm dhe të jashtëm të njësisë, ndërton raporte të mira me publikun dhe mediet;
  • Siguron transparencë të funksionimit të njësisë, përgatit, publikon dhe ndan me palët e interesuara raportet vjetore të punës së institucionit në përputhje me kornizën ligjore në fuqi;
  • Krijon kushte optimale për punë për stafin e njësisë dhe zhvillon programe konkrete për zhvillimin dhe avancimin profesional të tyre;
  • Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së raporte periodike të rregullta pune dhe sipas kërkesës;
  • Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së raporte vjetore me deklaratën përcjellëse financiare;

Kriteret e përgjithshme:

  • të jetë shtetasi Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
  • të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
  • të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën kategorinë, klasën apo grupin përkatës; dhe
  • të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Shkollimi/ afëtësitë/ përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Të kenë shkollim universitar në ndonjerën nga fushat : shkenca mjekësore, juridik, ekonomik dhe administrat publike, diploma me të paktën 240 kredi/ECTS:
  • Të paktën 6 vite përvojë pune profesionale , prej tyre tre (3) vite në pozita udhëheqëse;
  • Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës në institucionet e kujdesit shëndetëso;
  • Njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe të atij në fushën e shëndetësisë ne veçanti;
  • Njohuri në fushën e menaxhimit të financave publike;
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi për punë ekipore;
  • Njohja e punës me kompjuter (Word, Exel etj);
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.

Dokumentet që kërkohen:

  • Diploma e shkollimit të kërkuar (kopje);
  • Dëshmi për përvojën e punës dhe përvojen udhëheqëse;
  • Dëshmi për punimet shkencore ose profesionale (nëse keni)
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me

dashje (vertetimin nga gjykata kompetene-origjinalin);

  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të

pushuar sipas këtij ligji;

  • Letërnjoftim – kopje

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas këtij konkursi.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: Konkursi publikohet në webfaqen e SIMBNJ per 30 ditë nga 10.10.2024 deri më 08.11. 2024 pastaj dorëzimi i aplikacionevë bëhet brenda këtij afati ( 30 ditë). Të gjitha njoftimet e procedurave të rekrutimit bëhen përmes Web faqes së SHSKUK-së.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni ( duhet të plotësohet në mënyrë elektronike) mund te shkarkohet online ne SIMBNJ dhe dorëzohet në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SHSKUK.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe emri i njësisë organizative të SHSKUK-së. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe

kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.

SHKARKO APLIKACIONIN