business

Thirrje për Ofertë: Shërbime të Auditimit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të FKGK-së

  • star Publikuar: 29-07-2022
  • star Skadon: 12-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1410

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Shërbime të Auditimit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të FKGK-së 

Fondi Kosovar për Garanci  Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të auditimit të jashtëm për Pasqyrat Financiare të FKGK-së për një periudhe tre (3) vjeçare. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të pasqyrave financiare në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë: (a) së paku dy (2) partnerë kyç të auditimit përgjegjës për Kosovën,  auditues ligjor të certifikuar nga një shoqatë e kontabilistëve dhe auditorëve e Kosovës e anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), ShKÇAK dhe (b) së paku një anëtar i ekipit të auditimit, të ketë kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA).
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve të pasqyrave financiare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), të bankave dhe/ose institucioneve mikrofinanciare dhe të ofrojë dëshmi të auditimeve paraprake;
  • Propozuesi nuk duhet të ketë ofruar shërbim auditimi në FKGK në tre (3) vitet e mëparshme dhe nuk është në bazë të kontratës ose nuk është në negociata për të bërë këtë;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 04 Gusht 2022 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 05 Gusht 2022 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 12 Gusht 2022 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected]. Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.